Verë apo dimër në Ulqin
Sezoni turistik në Ulqin – qytetin më jugor të Malit të Zi thuajse nuk ka filluar fare këtë vit dhe ende nuk dihet se kur do ia nis seriozisht. Këtë shqetësim çuditërisht në vend të partive shqiptare, e kanë shprehur drejtuesit e partisë opozitare malazeze Pokret za Promjene (PzP) në një prezantim publik, raporton e përditshmja podgoricase “Vijesti”.
Duke iu referuar informatave të siguruara nga hotele dhe pansione të ndryshme që funksionojnë në bregdetin ulqinak drejtuesit e PzP-së deklaruan se Ulqini sivjet ka humbur mes 30 dhe 50 për qind të turistëve krahasuar me numrin e pushuesve të vitit të kaluar.
“Kushedi për të satën herë në Prishtinë kërkojnë krevate me çmim prej 3 eurosh, siguri dhe muzikën popullore tradicionale në terasat e bukura ulqinake”, thonë në PzP duke u munduar ti gjejnë arsyet e dështimit të sezonit aktual turistik. Ata fajin ia hedhin politikave lokale të cilat kanë ndikuar në uljen e numrit të turistëve shqiptarë.
Drejtuesit e PzP-së shqetësohen me faktin se gjithnjë e më shumë shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria po i largohen Ulqinit duke zgjedhur për destinacione pushimesh vendet e rajonit, thuhet në deklarimin e PzP-së.
Autor / Telegrafi/






