Mali i Zi, shuhet një familje kosovare në një aksident automobilistik

Në aksidentin e rëndë që ka ndodhur në aksin rrugor Kollashin-Podgoricë, kanë humbur jetën katër qytetarë të Gjakovës, Gonxhe Metaj 27 vjeçare Besnik Metaj 25 vjeçar, Besarta Metaj 5 vjeçare dhe Besart Metaj 3 vjeçar. Shoferi i automjetit “Audi” me targa zvicerane Teki Metaj 29 vjeçar ka marrë plagë të rënda, dhe është në gjendje kritike për jetën.
Katër anëtarë të familjes Metaj nga Kosova, midis tyre dy fëmijë, kanë humbur jetën dje në një aksident që ka ndodhur në aksin rrugor Kollashin-Podgoricë, në Mal të Zi.
Në këtë aksident është lënduar rëndë Teki Metaj, shoferi i automjetit tip Audi A4, me targa zvicerane (SZ-100784). Gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rënduar.
Metaj ishte duke udhëtuar nga Prishtina drejt bregdetit malazes, në afërsi të Kollashinit, kur ka humbur kontrollin dhe ka dalë në krahun tjetër të rrugës dhe është ndeshur me një kamion, që vinte nga ana e kundërt.
Bashkëshortja e Tekiut, Gonxhe 27 vjeçe, vëllai Besniku 25 vjeç dhe e bija 5-vjeçe Besanta, kanë mbetur të vdekur në vendin e aksidentit, ndërsa djali i tij 3-vjeçar, Besanti, ka vdekur më vonë nga plagët e marra në Spitalin e Podgoricës, bëjnë të ditur mediat maqedonase.
Shoferi i kamionit, me targa të Podgoricës, Nikolla Soshiç, me të cilin është ndeshur Metaj, ka deklaruar se aksidenti ka ndodhur kur Metaj ishte duke tejkaluar një kolonë prej rreth 10 automjetesh dhe është futur drejt e në kamionin që vinte nga ana e kundërt. Viktimat ishin nga fshati Hereç i Gjakovës.
Burimi / (a.r/ina/balkanweb)

5