Dilema Malazeze :Bashkimi Evropian apo “off-shore”

August 11, 2008   | Ekonomia / Ekonomija, Politika, Shtypi / Mediji

Reagime të ndryshme vijnë pas vlerësimi të STRATFOR, se Mali i Zi do të mund të hiqte dorë nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian duke ruajtur statusin e “kandidatit të përjetshëm”, në mënyrë që mos zvogëlohet prurja e parave të atyre që shtetin malazez e dëshirojnë vetëm si një ‘Off-shore’ destinacion.
Podgoricë, 9 gusht — Anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe në NATO nuk i konvenojnë Malit të Zi, vlerëson agjencia amerikane STRATFOR. Elita qeveritare në Mal të Zi, kur bëhet fjalë për rrugën drejt Bashkimit Evropian, sillet ashtu siç në njëfarë mënyre kërkojnë lobit e caktuara dhe të fuqishme politike dhe ekonomike,komentoi të premten për mediat malazeze Srdjan Vukadinovic,analist politik dhe profesor në fakultetin e Shkencave Politike në Podgoricë.

Srdjan Vukadinovic

Srdjan Vukadinovic

“Nuk është me rëndësi nëse këta lobi ndodhen brenda qendrës së administratës së Brukselit, dhe as nëse këtu bëhet fjalë për lobe politike apo ekonomike, por ata po tentojnë që Malin e Zi ta ndërtojnë si një Monaco të ri”, vlerësoi Vukadinovic.Vlerësimi i Vukadinovic pasi që qendra analitike amerikane, STRATFOR, vlerësoi se Mali i Zi do të mund të hiqte dorë nga anëtarësimi në BE, por duke e ruajtur statusin e “kandidatit të përjashtëm”,duke e arsyetuar këtë hap të Malit të Zi me faktin se hyrja në BE do ta zvogëlonte prurjen e parave të atyre që Malin e Zi e dëshirojnë vetëm si një ‘Off-shore’ destinacion të ri.Agjencia amerikane përkujton se Milo Djukanovic më 2 gusht tha se vendi i tij planifikon që të kërkojë anëtarësim në BE deri në fund të vitit 2008, por edhe vlerëson se, për dallim nga shumica e fqinjëve ballkanikë, “Mali i Zi ka mundësi të mbijetesës së mirë ekonomike, të cilat anëtarësimi në BE do t’i shndërronte në më pak shtytëse, se sa që do të ishte rasti me shtetet tjera”.STRATFOR konsideron se njëfarë lloj statusi i anëtarit special në NATO po ashtu do të mund të shqyrtohej, nëse për asgjë tjetër, atëherë për shkak se në fqinjësinë përreth malit të Zi ende nuk janë eliminuar plotësisht problemet e sigurisë.“Edhe pse, anëtarësimi i plotë në NATO do të mund të ishte obligim më i madh se sa që Mali i Zi gatshëm ta pranojë”, mendojnë analistët amerikanë.
Vukadinovic thekson se analizat e STRATFOR e vërtetojnë se anëtarësimi në BE, por edhe në NATO, nuk i konvenojnë Mali të Zi,“sepse ky vend duhet ta ndërtojë rrugën e vet”. “Këtë e dëshmon edhe heqja dorë e paradokohshme nga aplikimi për anëtarësim në BE, megjithëse asnjë shtet nuk ka hequr dorë nga kjo gjë, ose të paktën këtë s’e ka bërë publikisht”, thotë ai.“Në Mal të Zi ligjet janë evropiane, por praktika është ballkanike,ngase në praktikë, në ligje kërkohen zbrazëti të cilat do t’i përgjigjeshin ndonjë situate të caktuar”.Vukadinovic mendon se kapitali që hyn në Mal të Zi zakonisht nuk i përfaqëson investimet e planifikuara, në kuptimin strategjik.“Elitat qeveritare në mal të Zi do të sillen sipas diktatit të Brukselit, sepse një numër i madh i anëtarëve të atyre elitave kanë mangësi për shkak të periudhës së luftërave mes viteve 1992-1995”, pohon Vukadinovic.“Evropianët e fuqishëm i kanë në dorë një pjesë të madhe të elitave qeveritare malazeze, të cilat do të sillen ashtu siç do të kërkohet prej tyre. Paralajmërimet se Mali i Zi, sa i përket turizmit, nuk do të zhvillojë masivitet, tregojnë shumë qartë se vendi do të synojë të gjejë një rrugë të veten. Kështu ai do të nxis vëmendjen e atyre që kërkojnë ekskluzivitet dhe do të krijohen kushtet që vendi të mbetet jashtë qasjes së institucioneve dhe politikës evropiane”, sqaron ai.Zëvendëskryeministrja e qeverisë malazeze, e cila njëkohësisht është përgjegjëse edhe për integrime evropiane, Gordana Djurovic, pohon se perspektiva evropiane e Malit të Zi është e qartë,dhe se “askush nuk do të duhej ta dëshironte atë si një ‘off-shore, por si një destinacion brenda Bashkimit Evropian”.“Perspektiva evropiane e Malit të Zi është e qartë, dhe aplikimi është paralajmëruar për fund të vitit. Kjo, vetvetiu, paraqet një fakt që e mohon pohimin e agjencisë prestigjioze STRATFOR, se Mali i Zi do ta ruaj statusin e kandidatit të përjetshëm për anëtarësim në BE”, theksoi Djurovic.“Shteti jo që po kërkon, por e ka një rrugë të qartë dhe të planifikuar të rritjes ekonomike dhe të prosperitetit, e që është shndërrimi në destinacionin më të preferuar për të investitorët më kualitativ dhe më me renome nga Evropa dhe bota”, shtoi ajo.
Burimi / Gazeta Express