Kroacia, RS, BiH dhe Mali i Zi planifikojnë qendër rajonale zjarrfikëse
ZAGREB, Kroaci — Kryeministri Ivo Sanader i dërgoi një letër të mërkurën (8 gusht) presidentit të Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso duke i propozuar ngritjen e një qendre rajonale zjarrfikëse për Evropën Juglindore. Sanader sugjeroi që ajo të vendosej në Kroaci pasi vendi mund të ofrojë infrastrukturën e duhur, fondet dhe aftësitë.
Kryeministri i Republika Srpska (RS) Milorad Dodik ka propozuar gjithashtu që RS, Kroacia dhe Mali i Zi të formojnë një brigadë rajonale zjarrfikëse që të merret me flakët në trekëndëshin Kroaci, Mali i Zi dhe Bosnje e Herzegovinë (BiH). Zona do të përfshinte Dubrovnikun, ku një zjarr i rrezikshëm është djegur me ditë.
Mali i Zi përshëndeti nismën e Dodik. Ministri i brendshëm Jusuf Kalamperoviç tha se zyrtarët nga BiH, Kroacia dhe Mali i Zi do të mblidheshin në shtator për të diskutuar rreth saj. Ai sugjeroi që qendra rajonale të vendosej në Mostar.
Izvor /(Nezavisne novine – 09/08/07; Radio Television Montenegro, SRNA, RTRS, HRT, Javno.com





