Kryeministri malazez paralajmëroj të aplikojë për anëtarësim në BE deri fund vitit 2008

August 12, 2008   | Politika, Shtypi / Mediji

PODGORICË, Djukanovic tha se Mali i Zi edhe në prill ka mundur të dorëzonte aplikacionin, megjithatë nuk e bëri këtë sepse deshi t’i plotësontetë gjitha kushtet. “Deri në fund të vitit do të dorëzojmë aplikacionin, por është e rëndësishme që qartë të themi se
interesi i Evropës është që edhe Ballkani Perëndimor të jetë në BEpo aq sa është edhe interes i shteteve ballkanike të integrohen në Evropë”, tha Djukanovic në intervistë për Radio-Televizionin malazez. Kryeministri malazez përjashtoi vlerësimin e një diplomati slloven se Mali i Zi hoqi dorë nga aplikimi në muajin prill shkaku i Serbisë, që të mos i linte hapësirë për poenë negativ në
Evropë. Sa i përket Serbisë, shtoi ai, ai është shteti më i madh ballkanik dhe duhet të jetë pjesë e kompozimit evropian dhe t’i
udhëheqë integrimet e shteteve tjera ballkanike. Ai njëherësh përshëndeti formimin e qeverisë pro-evropiane në Serbi dhe tha se ekstradimi i Karadzic do të ndikojë shumë në zgjidhjen e çështjes rreth bashkëpunimit me Tribunalin e Hagës.“Mendoj se vendi i Serbisë është në Evropë dhe se qeveria e Mirko Cvetkovic do të ndihmojë integrimin e saj”. Duke veçuar se askush nga bashkësia ndërkombëtare nuk po kryen presion në Mal të Zi që ta njohë pavarësinë e Kosovës, ai tha se viteve të shkuara Mali i Zi vërtetoi se
nuk është shtet në vendimet e të cilit mund të ndikohet.“Për më tepër mendoj se në bashkësinë ndërkombëtare ka shumë mirëkuptim lidhur me kujdesin e Malit të ZI lidhur me Kosovës, sepse asnjë shtet tjetër në botë nuk është në situatë kaq delikate”, përfundoi Djukanovic.
B92
Gazeta Express