Sëmundja e turizmit tonë në Ulqin asht mungesa e profesionalizmit
Ulqini ndodhet në pikun e sezonit turistik. Ministria përkatëse që mbulon këtë sektor shpreson se në fund të sezonit turistik 2008, numri turistëve të jetë dy herë më shumë se një vit më parë.
Privatët, ata që kanë në dorë çelësin e suksesit së mbarëvajtjes së turizmit më shumë se sa cilësia e ofruar për pushuesit, shikojnë të shlyejnë sa më shpejtë investimet e kryera. Është e njëjta histori që përsëritet nga viti në vit, ku fjala cilësi apo shërbim i klientit duken ende të largëta për ata që merren me këtë lloj biznesi. Por a është turizmi ulqinak i denjë për t‘u ofruar pushuesve vendas dhe atyre të huaj shërbim me standarde të barabarta, njësoj si fqinjët tanë?
Sezoni turistik është një prove e rëndësishme për sektorin privat në komun të Ulqinit, në pritje të bumit turistik në Mal të Zi. “Zhvillimet në sektorin turistik në Mal të Zi përgjithësisht janë pozitive dhe vijnë duke u rritur. Këto duken qartazi në investemet si nga sektori privat, ashtu edhe nga ai publik. Investimet e miliona eurove të biznesit privat tregojnë qartë interesimin dhe investimet e ulqinakëve në këtë sektor prioritar dhe kaq shumë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik, social e kulturor të vendit”.
Turizmi në Ulqin dhe barrierat që pengojnë zhvillimin dhe stabilitetin ekonomik e social-kulturor të sektorit turistik atje. Nga studimi im për temën e disertacionit më rezulton se pengesa kryesore që ky sektor ndeshet është çështja e profesionalizmit”,janë një sërë hallkash që rezultojnë jo efektive dhe, si pasojë, sjellin shërbim me standarde të ulëta për Ulqin. Problemet nisin që tek gjërat më elementare, si shërbimi ndaj klientit, për të vijuar më tej me menaxhimin e këtij sektori apo trajnimin e punësimin e njerëzve të kualifikuar në këtë fushë.
“Nga ana akademike, por edhe nga eksperienca personale, mendoj se profesionalizmi është akoma në faza amatore. Punësimi dhe trajnimi i stafit lënë shumë për të dëshiruar, si në rrafsh shërbimi dhe menaxhimi. Në shumë raste pronaret e këtyre bizneseve preferojnë të punësojnë familjarët apo të afërmit, sesa njerëz të kualifikuar në fushën e turizmit dhe biznesit. Ky është treguesi i qartë se si sektori privat ka mungesë largpamësie në mbarëvajtjen dhe zhvillim e këtij sektori. Është imediate që në biznesin privat të kuptohet ndryshimi midis të qenit biznesmen dhe të bërit biznes”.
“Me krenari mund të themi që bukuritë natyrore të Ulqinit, plazhet e mrekullueshme, po ashtu dhe investimet e sektorit privat në hoteleri, krahasohen me fqinjët, tanë por kur bëhet fjalë për profesionalizëm shërbimet lënë për të dëshiruar”.
“Turizmi ka kohë që është bërë prioritet për të gjithë, si sektori publik, edhe ai privat, ku shihet një angazhim i të gjithëve. Por më duket se diçka mungon, kur duam të vlerësohemi me meritë apo të krahasomi me fqinjët tanë, si Kroacia, Maqedonia apo Shqipërija”.
Për këtë, i vijnë në ndihmë statistikat. Bazuar në shifrat e “World Travel and Tourism Council”, kontributi i turizmit në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) të Shqipërisë është 14.7%. Ndërsa përqindja e të punësuarve në këtë sektor është 11.9% dhe ajo bie ndesh me të qenit prioritet i këtij sektori, që kontribon fuqishëm në GDP-në e vendit. Në Kroaci p.sh., turizmi kontribon 25.5% në Prodhimin e Brendshëm Bruto të vendit dhe 28.7% në punësimin e njerëzve në këtë sektor. Po ashtu, edhe Mali i Zi përfiton në GDP 24.6% nga turizmi.
Un pohoj se sikur të ndërthuren mikpritja që karakterizon ulqinin dhe profesionalizmi do ishte një produkt shumë i fuqishëm në konkurrencën e fortë turistike në rajon.





