Stipçevic: Shqiptaret e sot, pasardhes autentik te ilireve

August 13, 2008   | Kulturë / Kultura, Shtypi / Mediji

ULQIN- “Ne flasim gjuhen arbereshe mes nesh”, tha nje buzembremje te fresket korriku, akademiku i njohur kroat, Aleksander Stipcevic. Ishte nje takim i organizuar ne kuader te Panairit te Tete te Librit Shqip, qe po mbahet prej ditesh ne qytetin e lashte te Ulqinit, ku fteses per pjesemarrje nuk kish nguruar t’i pergjigjej edhe nje nga personalitetet me te njohura te botes akademike te te gjithe Mesdheut. Aleksander Stipcevic, 78 vjec, i njohur ne Shqiperi nga viti 2002 me botimin e tij enciklopedik “Iliret, historia, jeta kultura, simbolet e kultit“, nga Zara e Kroacise, por me te pare nga Shestani, nje zone malore, rreth 60 kilometra larg Ulqinit, vendbanim ku kane qene vendosur shume arbereshe, tha se “ne kete vizite te pare te tij i kishte pelqyer shume Ulqini, por edhe fshati i prejardhjes se tij”. “E kisha deshire te kahershme te vizitoja token e te pareve te mi. Me pelqyen malet dhe relievi“, tha Stipcevic, i cili preferoi qe per disa minuta t’u drejtohej te pranishmeve te ketij takimi me gjuhen e paraardhesve te tij, ashtu sikunder ai ka preferuar qe ne cdo rrethane politike te pohoje pa droje prejardhjen e tij shqiptare. “Kam deshire te flas shqipen qe di nga te paret e mi“, tha akademiku i njohur kroat, i fokusuar ne kete takim nga media te ndryshme, por dhe i ndjekur me interes te plote nga pjesetare te jetes kulturore te qytetit te Ulqinit, nje qytet i dyzuar mes lartesise qe ofron relievi shkembor dhe butesia e bregut te detit.

Akademiku Kroat - Aleksander Stipcevic

Akademiku Kroat - Aleksander Stipcevic

Dhe ndoshta ky takim, mbi nje teme aq shume te diskutuar mbi iliret, nuk do te kishte pasur vend me te mire per t’u organizuar se sa ketu ne Ulqin, qyteti ilir i cili ne lashtesine e tij shtrihej nga Kepi i Mendres ne veri deri ku lumi Buna derdhet ne detin Adriatik. Nje nga emrat e njohur te iliriografise, bibliografise, i nderuar dhe nga Presidenca shqiptare disa vite me pare me Urdhrin e Larte “Naim Frasheri” u zgjodh te botohej edhe ne shqip nga perkujdesja e nje prej botuesve te njohur shqiptare, Fatmir Toci. ATSH
Arbereshet
“Jam duke punuar per nje liber te ri qe ju kushtohet arberesheve”, ka pohuar Aleksander Stipcevic, akademiku kroat nga Zara e Kroacise, qe ne kete vizite te tij te pare ne Ulqin ka pasur kenaqesi te vizitoje edhe Shestanin, fshatin e te pareve te tij.
Burimi / Koha Jone