Turizmi në Ulqin larg parametrave të kërkuar

August 13, 2008   | Turizmi / Turizam

Ka perkeqesim nga viti i kaluar në plazhet e Ulqinit
Nje dite pas celjes zyrtare te sezonit turistik në Ulqin një biznismen kosovar tha se turizmi yne nuk i permbush parametrat e kerkuar. Zyrtare nga një agjensi e njoftun Zvicrane me preardhje shqiptare ka deklarua se pushuesit e huaj dhe ata vendas, kanë mundësinë e zgjedhjes në një treg konkurrues dhe per kete arsye është koha që “euforia e turistit” t’ja lerë vendin realitetit të nje qeverisje me këmbë në tokë.
“Turizmi Malazias zë vendin e 59 nga 130 vende të analizuara, sipas studimit të fundit të Forumit Ekonomik Botëror për vitin 2008. Në të njëjtën listë, fqinji ynë bregdetar,Kroacija, renditet në vendin e 49, ndërsa Greqia në vendin e 22.Turizmi në Ulqin është larg parametrave të kërkuar, në një kohë kur pushuesit e huaj, por gjithmonë e më shumë dhe ata vendas, kanë mundësinë e zgjedhjes së lirë në një treg konkurrues gjithmonë e më të hapur.Sot është koha që “euforia e turistit” t’ja lerë vendin realitetit të nje qeverisje me këmbë në tokë. Partia Socialiste në programin e saj qeverisës, do të ketë prioritet turizmin dhe rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit, në kushtet e një konkurence të fortë rajonale, nëpërmjet politikave dhe strategjive reale.Tabela shoqëruese e studimit, ilustron mbi situatën që është në përkeqësim nga viti i kaluar, tepër larg pretendimeve mediatike të qeverisë dhe Ministrisë së Turizmit” malazias.

YouTube Preview Image