Fondi Monetar Ndërkombetar parashikon rritjen ekonomike në Mal të Zi dhe Shqipëri

Shqipëria dhe Mali i Zi do të kenë rritjen më te madhe ekonomike në rajonin e Ballkanit sipas parashikimeve me të fundit te Fondit Monetar Ndërkombetar. Institucioni financiar ndërkombëtar ka korrektuar parashikimet për disa nga vendet e rajonit, por Shqipëria sërish në 2008 pritet të jap ritme rritje në nivelin 6 për qind, ndërkohe Fondi parashikon që në 2009 Shqiperi do të ketë një rritje të ekonomisë më shumë se, 6 për qind.
Ekspertet e FMN-së parashikojnë se, rritja ka gjasa të zbutet në shumicën e vendeve të rajonit këtë vit për shkak të një ngadalësimi në rritje në eurozonë, tregu i madh për vendet e sapohyra në BE dhe për shkak se, prodhimi po lëviz më pranë ndaj potencialit.
Në përgjithësi ritmet e rritjes ekonomike rajonale janë më të larta këtë vit se një vit më parë. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe hapja e ekonomive rajonale në kuadër të globalizimit i ka vënë vendet ballkanike para një konkurrence të fortë, ndërkohë që shanset për të përfituar janë rritur. Çmimet e larta të naftës dhe të disa produkteve kryesisht ushqimore kanë pasur ndikime negative në pothuajse të gjitha vendet e rajonit. Por nga ana tjetër ekspertët vendas vlerësojnë se, ekonomia shqiptare ka mundësi dhe hapësira për rritje me shumë se, ritmet aktuale 6 për qind, por kriza e renduar energjetike që ka shoqëruar me mosharmonizim reformash në disa sektorë kanë frenuar mundësitë reale të mirëqenies së përgjithshme.
Por, nga ana tjetër zhvillimet në sektorin e turizmit dhe shërbimeve në tërësi, bashkë me nje tendencë pozitive të rritjes së eksporteve, pritet t’i japin një shtysë pozitive ritmeve të rritjes. Banka Botërore në raportin e përspektives së rritjes globale të ekonomisë për vitin 2008, ka parashikuar se Shqipëria do të ketë një rritje ekonomike 6 për qind këtë vit dhe 6.2 për qind gjatë vitit 2009.
BB parashikon një ngadalësim të rritjes së GDP-së në ekonomitë evropiane, duke theksuar se vetëm Shqipëria, Hungaria dhe Turqia bëjnë përjashtim, ekonomitë e të cilave ndryshe nga ato të vendeve të tjera do të vazhdojnë të rriten edhe përgjate 2008.
Në Shqipëri rritja ekonomike do të vazhdojë të mbështetët në kërkesën e shumtë të brendshme, e cila do të vazhdojë te nxitet nga kreditimi, por edhe nga një rritje e investimeve publike. Ekonomia botërore do të ketë një rritje me të ulët gjatë 2008 për shkak të paqëndrueshmërise financiare të shkaktuar në Shtetet e Bashkuara nga kriza e kredive, çmimi i lartë i energjisë dhe ndryshueshmëria e kursit.
Mirëpo pavarësisht rritjes më të lartë se Rajoni, Shqiperia mbetet vendi me nivelin më të ulët të Prodhimit të Brendshëm per frymë, sepse trashëgoi një bazë të ulët se fqinjët, nga periudha komuniste.

FMN parashikon rritjen ekonomike në rajon:
Vendet 2008 , Mali i Zi 7.2% , Shqipëria 6.0 % ,Bullgaria 5.5%, Bosnja 5.5% , Maqedonia 5.0% , Serbia 4.0%, Kroacia 4.2% , Sllovenia 4.15 , Rumania 5.4%

Burimi / Balkanweb