Gjobiten shkaku i dokumenteve të falsifikuara

August 16, 2008   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

ULQIN, 15 GUSHT — Policia kufitare e Tivarit, gjatë 24 orëve të fundit, për shkak të dyshimit se kanë falsifikuar dokumentet e udhëtimit, në vendkalimin e Portit të këtij qyteti të bregdetit malazias, ka arrestuar shtatë shqiptarë, katër prej të cilëve janë nga Kosova, konfirmoi të premten zëdhënësja e Drejtorisë së policisë malazeze,Tamara Popovic. Kështu, me rastin e hyrjes në tragetin “Sveti Stefan”që udhëton për Itali,është arrestuar Besime Veselaj nga Kosova, e cila është prezantuar me pasaportën e falsifikuar të Mbretërisë daneze.

Tamara Popoviq

Tamara Popoviq

Ajo ka deklaruar se dokumentin e udhëtimit e ka blerë në Pejë nga një person i panjohur dhe për këtë, policia malazeze e ka detyruar të paguajë 1.000 euro. Po ashtu, duke tentuar të hyjnë në këtë anije, po me dokumente të falsifikuara të udhëtimit, janë arrestuar edhe kosovarët tjerë, Blerim Latifaj,Besart Vojvoda dhe Jeton Morina, pastaj Kamer Idrizi dhe Jakup Jakupi, shtetas të Maqedonisë. Të gjithë ata janë dënuar me të holla nga policia dhe shumat sillen prej 150 deri në 300 euro.
Burimi Gazeta Express