Bregdeti shqiptar destinacion më i preferuar i kosovarëve

August 17, 2008   | Shtypi / Mediji, Turizmi / Turizam

Menaxherët e agjencive turistike thonë se fluksi më i madh i turistëve kosovarë është drejtuar kah bregdeti shqiptar, duke lëshuar traditën për të pushuar në Ulqin të Malit të Zi.
Interesimi i qytetarëve të Kosovës për të kaluar pushimet verore në bregdetin shqiptar, krahasuar me vitet e kaluara është rritur dukshëm. Sipas menaxherëve të agjencive turistike prej fillimit të sezonit turistik fluksi më i madh i turistëve kosovarë është drejtuar kah bregdeti shqiptar, duke i ikur kështu traditës për të kaluar pushimet në Ulqin të Malit të Zi
Megjithatë, Arbnora Veseli menaxhere e agjensionit turistik “Barileva Turist”, thotë se krahasuar me muajin qershor dhe korrik tashmë është rritur interesimi edhe për qytetin e Ulqinit.
“Interesimi në fillim të muajit korrik apo edhe në qershor, ka qenë më i madh për në Durrës, por kohën e fundit është një fluks i madh që edhe për Ulqin kanë bërë rezervime, dhe me siguri ka qenë çmimi në pyetje, sepse në Ulqin çmimet kanë qenë më të larta për atë edhe ka pasur interesim më të madh”, thotë menaxherja Arbnora Veseli.

Plazhi i Madhë Ulqin

Plazhi i Madhë Ulqin

Edhe qytetarët shprehen se Durrësi është shumë më i pëlqyer nga ata për shkak të siç thonë çmimeve më të ulta, bukurisë së bregdetit shqiptar, dhe respektit për Shqipërinë.
“Kam vendosur të shkojë në Durrës, për arsye së është më lirë dhe janë megjithatë të gjithë shqiptarë, ndërsa në Mal të Zi ka edhe malazezë dhe kjo është edhe një arsye”, deklaron nje qytetarë. Një tjetër thotë se Durrësi i pëlqen më shumë sepse çmimet janë më të lira.
“Në muajin tjetër mendoj të shkojë në Shqipëri në Velipojë për shkak se siguria është më e madhe, infrastruktura më e rregulluar kështu që atje është më e dëshirueshme”, shprehet një tjetër qytetarë.
Ndryshe, për kosovarët tashmë nuk ekziston vetëm bregdeti shqiptar dhe ai i Malit të Zi. Sipas drejtuesve të agjensioneve turistike, qytetarë të shumtë po aranzhojnë pushimet e tyre edhe në Turqi, Greqi, madje edhe në Egjipt.

Burimi / ALSAT
Email: info.ulqini@gmail.com
Link: www.visit-ulcinj.com/

YouTube Preview Image