Mali i Zi shprehet se njohja e Kosovës nuk është prioritet

August 19, 2008   | Politika, Shtypi / Mediji

PODGORICË, Mali i Zi — Aktualisht, Mali i Zi nuk ka plane për të njohur pavarësinë e Kosovës, Miodrag Vukovic, një nga drejtuesit e Partisë të Socialistëve Demokratik që është në qeverisje, tha të dielën (17 gusht) për gazetën Vecernje Novosti. “Ne do të mendohemi lidhur me këtë çështje kur ta kërkojë situata. Kur dhe nëse kjo do të ndodhi, ne nuk e dimë,” tha Vukovic. “Ne e kemi thënë qartë se ne nuk do të nxitohemi asnjëherë, as do të vonohemi shumë me këtë çështje. Ne do të drejtohemi vetëm nga perspektivat dhe stabiliteti evropian; kjo çështje nuk është prioriteti ynë.”
Burimi /(B92 – 18/08/08; Vecernje Novosti)