Kush e Priti Kryetarin e Qytetit Rochester – Michigan Bryan Barnett ne Tuz te Malesise se Madhe???

August 20, 2008   | Shoqëria / Društvo, Shtypi / Mediji

Marr shkas nga artikulli “Rochester Hills mayor travels to sister city” botuar ne javoren “Suburban Lifestyles”.
Ashtu sic eshte bere e ditur nga disa mjete te informimit ne internet dhe ato te shkruara, te cilat qarkullojne tek shqiptaret, kryetari i qytetit Rochester Michigan, Bryan Barnett, me kerkesen e shqiptarve etnik, ne trojet e tyre qe jane nen Malin e Zi, si dhe kryesisht me iniciativen e drejtuesve te shoqates atedhetare “Malesia e Madhe” me aktivitet ne SHBA ka bere nje vizite disa ditore ne Tuz te Malesise Madhe.

Sa per histori;qyteti i Rochester Hills ne Michigan, ka bere binjakezimin e tij me komunen e Tuzit dhe kjo me iniciative te shqiptarve nga malesia te cilet sot punojne e jetojne ne SHBA, ne muajin mars 2007.

Binjakezimi i ketyre dy komunave eshte realizuar ne kishen shqiptare te “Shen Palit” ne Rochester Michigan.
Ndoshta qellimi i ketij udhetimi ishte qe ti kthente viziten delegacionit qe kishte vizituar SHBA-ne, marsin e kaluar nga Tuzi i malesise, perberja e te cilit ka qene e zgjeruar dhe e rangut te larte administrativ.

Qellimi i shkrimit nuk eshte qe te pershkruaj anet positive qe ka ky binjakezim, qe me te vertete merr nje rendesi te vecante ne kuadrin e nderkombetarizimit te ceshtjes se shqiptarve por ne kemi marre shkas nga nje artikull i botuar ne gazeten javore te Rochester Hills “ Suburban LIFESTYLES” me adrese ne internet www.suburbanlifestyles.com e cila eshte falas dhe u shkon te gjithe banorve te Rochester, Rochester Hills, Oakland Twp.s ne Michigan te SHBA-se.

Kjo gazete me daten 11 gusht 2008 ne numerin e saj 32, volume 15 ne faqen 10 dhe 11 boton nje shkrim me titull: “Rochester Hills mayor travels to sister city” (Udhetimi i kryetarit te Rochestres tek qyteti moter) shkruar nga Emily Prawdzik Genoff, editorist edhe tek “The Oakland Press”. Nje titull domethenes dhe premtues dhe keshtu me shpresen se shkrimi do te vazhdonte deri ne fund me ate ritem dhe shprese u shtruam ta lexojme por zhgenjimi nga paragrafi ne paragraf sa vjen e te rritet pasi aty nuk thuhet per ate qe eshte me e rendesishmja se binjakezimin e kane bere shqiptaret, udhetimin e kane organizuar shqiptaret dhe pritjen ne Mal te Zi ja kane bere shqiptaret.

E vetmja gje qe thuhet ;se eshte shqiptare, se ne Mars te vitit 2007 ne ambjentin e Kishes se “Shen Palit”Rochester qe eshte e komunitetit me te madh shqiptar ne shtetet e bashkuara eshte realizuar binjakzimi i komunes se Tuzit dhe asaj te Rochester Hills.
Kete e ka cituar autori.

City of Rochester Hills

City of Rochester Hills

Pervecse ne kete artikull shkruhet se gjate ketij udhetimi jane dhene dhurate $ 100.000 dollar per te studiuar nje student nga Tuzi ne Rochester College dhe te disa ndihmave shkollore qe jane shperndare ne Tuz vazhdohet me nje cinizem te larte duke mohuar te qenit shqiptare te atyre qe e kane qene promoter te ketij binjakezimi dhe te udhetimit te kryetarit te qytetit Rochester per ne komunen e Tuzit.
Biles autori nuk ka anashkaluar te thote se ai qytet eshte ne shtetin Malazez, i cili nuk eshte me shume se 10 mile prej kryeqytetit malazez Podgorica dhe se ne te jetojne 8, 000 malesore nga Mali i Zi!!!

Pra malesore nga Mali i Zi !

Ketu nuk thuhet se keta jane shqiptare qe aspirojne per te drejtat e tyre si njesi e rendesishme shtet formuese e Malit te Zi.
Kjo ka ardhe ndoshta edhe nga pamundesia per ti mbushur mendjen kryetarit te Rochester Z.Bryan Barett se keta malesore qe e shoqeruan dhe e priten jane malesore shqiptare dhe jo malesore malazez.

Bryan Barnett

Bryan Barnett

Megjithese kryetari i Rochestres shperson se do ta mbaje dialogun e hapur per te realizuara projekte te reja ndihme per qytetaret e Tuzit, prape autori i shkrimit e ka lene enigem per lexuesin amerikan te Rochesterit, Rochester Hills dhe Oakland Twp.s ku shperndahet kjo gazete: – Cfare jane keta qytetar, malazez, serb apo shqiptare?
Pra per secilin qe ka perfunduar se lexuari shkrimin menjehere i shkon ne mend se ata me te cilet jane binjakezuar jane te komunes malazeze te Tuzit, ku nuk ka rendesi se kush jeton aty, shqiptare, malazez apo te kombesive te tjera.

Duhet thene kjo pasi qellimi kryesor i shoqates “Malesia e Madhe” ka qene prezantimi i tyre si shqiptare, se u jane mohuar te drejtat sistematikisht nga qeveria dhe segmente sllav qe veprojne ne shtetin malazez dhe per ta ka qene e rendesishme te prezantohet faktori shqiptar me te gjitha dimensionet e jetes qe perjetojne malesoret e Malesise se Madhe, pra shqiptaret matane kufirit shtetror shqiptar, pasi edhe organizatoret e ketij binjakezimi, te ketij udhetimi duhet ta kuptojne se nuk mund te behen thjeshte faktor, vetem si te qenit;Malesore, Malesore te Tuzit apo Malesore te Malesise Madhe, pasi kuptimi politik, shterore, eshte i kufizuar duke u prezantuar thjeshte si malesore, pasi Malesia e Madhe eshte pjese integrale e kombit shqiptare si tersi toksore, me hisori, zakone doke te diferencuara shume mire ne krahasim me malazezet.

Historia e bashkjeteses se shqiptarve te Malseise Madhe me malazezet eshte sa e vjeter dhe me shume peripeci aq tragjike dhe me shume dhimbje, por malesoret jane krenare qe kane ruajtur me shume fanatizem te gjithe elementet e te qenit pjese e kombit shqiptar.

Autori Emily Prawdzik Genoff, nga mos dija apo nga nje cinizem i tij i fshehte ne shkrimin e tij ka harruar ta thote pothuajse plotesisht identitetin e autorve kryesor te realizimit te ketij udhetimi.dhe ajo qe eshte me kryesorja len lexuesin te nenkuptojne se jane malazezet ata qe kane realizuar binjakzimin pasi 8000 banoret e Tuzit nuk i interesojne se kush jane, ai mjaftohet se eshte jo me shume se 10 mile larg kryeqytetit te Malit te Zi.

Per mua, me bie te aludoj se ndoshta edhe autoritetet kryesore te komunes shqiptare te Tuzit nuk kane arrite te bejne prezantimin si komune qe eshte shqiptare dhe qe elementet demokratik te te qenit popull etnik ne vete (flamuri dhe gjuha e nenes per tu perdore zyrtarisht ne administreten shterore) ne nje shtet qe aspiron per tu future ne bashkimin Europian (kete e citon kryetari por edhe autori ne shkrim) i mungojne tash dhe qyshe se eshte krijuar.

Diaspora  shqiptare nga Malsia e Madhe

Diaspora shqiptare nga Malsia e Madhe

Por autori ka qene shume i kujdesshem per te ruajtur kryetarin e Rochesterit nga sulmet administrative pasi thote se udhetimi ka qene privatisht dhe nuk eshte harxhuar asnje nga dollaret e taksapaguesve amerikan.
Ketu eshte shume paradoksal artikullshkruesi, mbasi nje pune shterore si ajo e binjakzeimit, apo qofte edhe e kthimit te vizites zyrtare te administrates se komunes se Tuzit vitin qe shkoj, kryetari i Tij i eshte pergjigjur privatisht duke ruajtur penin e dollarit te taksepaguesve amerikan.

Te vjen keq kur mbas gjithe asaj pune shume te mire te shoqates “Malesia e Madhe” opinioni amerikan i Rochestres mbetet i disinformuar pasi gazetari Emily Prawdzik Genoff ne javoren “Suburban LIFESTYLES” udhitimit te kryetarit Bryan Barnett i shton hije dhe ajo qe eshte kryesorja mundohet te fshije nga udhitimi i Tij faktorin shqiptar.

Nga Rush DRAGU-Michigan
Burimi / gazetakritika