Mali i Zi arreston katër burrat për krimet e luftës të Morinj

August 20, 2008   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

PODGORICË, Mali i Zi — Shtypi vendas njoftoi të dielën (17 gusht) arrestimet e katër burrave të dyshuar për kryerjen e krimeve të luftës në kampin e Morinj, afër me Kotor, midis tetorit 1991 dhe gushtit 1992. Mladen Govedarica, Spiro Lucic, Boro Gligic dhe Ivo Gojnic janë midis gjashtë ish-rezervistëve të Ushtrisë Kombëtare Jugosllave padia e të cilëve u lajmërua të premten. Akuzat përfshijnë torturën, trajtim çnjerëzor dhe dhunimin e integritetit fizik të qytetarëve të sjellë në kamp nga qyteti i Dubrovnik i Kroacisë. Dy të akuzuarit e mbetur Zlatko Tarle dhe Ivo Menzalin besohet se janë në Beograd.
Burimi / setimes ,RTRS, Tanjug, B92