Mali i Zi zhytet në borxhe

August 20, 2008   | Ekonomia / Ekonomija, Shtypi / Mediji

Borxhi i përgjithshëm i Malit të Zi kap shifrën 915 milionë euro, që llogaritet të jetë afro 32 për qind prej Produktit të Brendshëm Bruto të vendit.
Një shifër e tillë e borxheve në Mal të Zi është raportuar në analizën qeveritare për 6 muajit e parë të këtij viti.
Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të rrezikut Standard and Poor’s e radhit Malin e Zi në Grupin 9 – në kategorinë që do të thotë rrezik të lartë ekonomik dhe kreditor.
Sipas agjencisë rreziqet në Malin e Zi janë shtuar për shkak të rritjes drastike së kërkesave për kredi gjatë 3 vjetëve të fundit, si edhe për shkak të profilit të keq financiar të bankave të Malit të Zi.
Burimi / Balkanweb