Rrëfimi i një turisti fatkeq

Florent Turkaj, shtettas i Suedisë, pa bërë pikë faji ka kaluar pushimet e kësaj vere në burgjet e Malit të Zi. Pas hetimeve të bëra, Gjykata Themelore e Ulqinit e kishte liruar atë si të pafajshëm. Ai ishte kapur me dyshimin se në vitin 2002 kishte hyrë në Mal të Zi me patentë shoferi të falsifikuar.
Prishtinë,18 gusht— Kurrë në jetën e tij Florent Turkaj, 29 vjeç nga Istogu, nuk e kishte menduar se pushimet verore të tij do t’i kalojë në njërin prej burgjeve të harruara të Malit të Zi.Pas një viti të mundimshëm më punë në shtetin e Suedisë, ku edhe jeton atje, Florenti kishte planifikuar ta kalojë pushimin veror në Ulqin së bashku me gruan, fëmijët dhe vëllanë e tij.Mirëpo, një gabim i policisë së Malit të Zi i kishte kushtuar këtij personi me një muaj burgim në Spuzhë të Podgoricës.Filli i së keqes për Florentin kishte filluar në vitin 2002, kur një person i panjohur kishte hyrë në territorin e Malit të Zi me patentë shofer të falsifikuar e që ishte me identitet të Florent Turkajt.Prej asaj kohe ky person kishte hyrë në listën e të dyshuarve nga policia malazeze.“Unë nuk e kam ditur se jam i kërkuar nga policia. Nuk e kam ditur se dikush ka bërë falsifikim të dokumenteve në emrin tim. Pa ditur asgjë unë kam shkuar tre herë në Mal të Zi. Këtë vit pata fatin e keq dhe më burgosën pa pasur pikë faji”, pohoi përmes telefonit Florent Turkaj, i cili tashmë është kthyer sërish në Suedi. Ai rrëfen se me datën 24 qershor, pas shumë orë udhëtimi me veturë nga Suedia,kishte hyrë në territorin malazez nga Kroacia, përmes pikës kufitare të quajtur Debeli Breg.“Si në çdo pikë kufitare mi kontrolluan dokumentet. Pas një verifikimi,policët më thanë se duhet të më dërgojnë në qendrën e paraburgimit në Ulqin sepse isha i dyshuar për një falsifikim të dokumenteve.Prej asaj dite dhe për një muaj të tërë, unë jam torturuar nëpër burgjet e Malit të Zi”, rrëfen Florenti.Vetëm pak orë pa qëndrimit të tij në qendrën e paraburgimit të Ulqinit, ky person ishte dërguar në një burg në periferi të Podgoricës.Këtu edhe kanë filluar torturimet e tij, të cilat kanë zgjatur për 30 ditë të tjera.“Në një dhomë të vogël rrinim 25 të burgosur. Sapo kam hyrë në burg, të burgosurit m’i kanë marrë të gjitha gjërat që i kisha. As rrobat në trup që i kisha nuk m’i lanë. Mirëpo,kjo nuk ishte e tëra. Për çdo ditë të burgosurit më kanë rrahur dhe më kanë kërcënuar me jetë nëse nuk do t’u jepja para”, rrëfen ai.Ishte vëllai i Florentit, Florimi,i cili kishte plotësuar të gjitha kërkesat e të burgosurve të cilat ata ia bënin përmes telefonit.
“Çdo ditë më kanë thirrur dhe më kanë kërcënuar se do të ma vrasin vëllanë nëse nuk iu dërgoj para përmes njerëzve të caktuar dhe nëse nuk iu dërgoj mbushje të telefonit. Vetëm të burgosurve i kam dhënë rreth tre mijë euro”, tregon Florimi.Nuk ishin vetëm të burgosurit që kishin dashur të përfitojnë nga fati i keq i këtij të burgosuri. Familjarët e Florentit tregojnë se vetëm në kohën kur djali i tyre ishte në burg, ata kishin harxhuar një shumë prej rreth 20 mijë eurosh.Në mesin e tyre, familja Turkaj e akuzon edhe avokatin mbrojtës Sylejman Guçin nga Ulqini i cili,sipas tyre, i kishte mashtruar duke ua marrë gjithsej një shumë prej nëntë mijë eurosh.“Ai ka dashur të përfitojë mbi fatkeqësinë tonë. Ishte gjykatësi i cili na tregoi se avokati jonë nuk është duke bërë asgjë në shpëtimin e djalit tonë. Ne dëgjuam fjalët e gjykatësit dhe e larguam atë”,tregojnë familjarët e Florentit.

Florent Turkaj shtettas i Suedisë

Florent Turkaj shtetas i Suedisë

Pas paraqitjes dy herë në Gjykatën e Ulqinit, Florent Turkaj ishte liruar si i pafajshëm.Hetimet e bëra kishin rezultuar se shenjat e gishtërinjve nuk përputhen me ato të personit në fjalë.Në bazë të kësaj, Gjykata Themelore e Ulqinit e ka pranuar pafajësinë e pohuar nga Florent Turkaj si të vërtetë dhe se dikush tjetër e ka keqpërdorur identitetin e tij për të bërë patentë shoferin.Florent Turkaj ishte arrestuar nën dyshimin e falsifikimit të patentë shoferit që ishte nxjerrë në Prishtinë në shtator të vitit 1999.I njëjti patentë shofer ishte zënë në korrik të vitit 2002, kur persona të panjohur kishin përdorur atë duke tentuar të fshehin identitetin në emër të Florent Turkajt. Hetimet e mëvonshme policore të Malit të Zi kanë konstatuar se personi në fjalë nuk e ka kryer veprën kriminale për të cilën akuzohej.“Mua më kanë torturuar pa asnjë faj të bërë. Për të gjitha këto unë do të ngre padi kundër shtetit të Malit të Zi”, pohoi përmes telefonit Florent Turkaj.
Autor / Dafina Myrtaj
Burimi / Gazeta Express


Apatin,  Aran?elovac,  ?uprija,  ?a?ak,  ?apljina,  ?itluk,  Šabac,  Šipovo,  Široki Brijeg,  Žep?e,  Živinice,  Ba?ka Palanka,  Banja Luka,  Banovi?i,  Be?ej,  beograd,  Biha?,  Bijeljina,  Bor,  Bor?a,  Bosanska Gradiška,  Bosanska Krupa,  Bosanski Šamac,  Bosanski Brod,  Bosanski Novi,  Br?ko,  Bužim,  Bugojno,  Cazin,  Crna Gora,  Derventa,  Doboj,  Donji Vakuf,  Drvar,  Dubrovnik,  Fo?a,  Fojnica,  Glamo?,  Goražde,  Gornji Milanovac,  Gornji Vakuf,  gostivar,  Gra?anica,  Grada?ac,  Gradiska,  Grahovo,  Hadži?i,  Ilidža,  In?ija,  Jablanica,  Jagodina,  Jajce,  Kakanj,  Kalu?erica,  Kikinda,  Klju?,  Konjic,  Kotor Varoš,  Kragujevac,  Kraljevo,  Kruševac,  Kula,  Kupres,  Laktaši,  Lazarevac,  Leskovac,  Livno,  Ljubinje,  ljublana,  Ljubuški,  Loznica,  Lukavac,  Maglaj,  Mladenovac,  Modri?a,  montenegro erlajnz,  mostar,  Mrkonji? Grad,  Neum,  Niš,  Novi Pazar,  Novi Sad,  Novi Travnik,  Obrenovac,  Odžak,  ohrid,  Orašje,  Pale,  Pan?evo,  Para?in,  Pirot,  Požarevac,  Podgorica,  Priboj,  Prijedor,  Prokuplje,  Prozor,  pula,  rijeka,  Ruma,  Sanski Most,  Sarajevo,  Senta,  serbija,  sibenik,  skopje,  Smederevo,  Smederevska Palanka,  Sokolac,  Sombor,  split,  Srebrenica,  Srebrenik,  Sremska Mitrovica,  Stolac,  Struga,  Subotica,  Temerin,  Tesli?,  tetovo,  Travnik,  Trebinje,  tuzla,  Užice,  ulcinj,  Valjevo,  Velika Kladuša,  Višegrad,  Visoko,  Vitez,  Vogoš?a,  vojvodina,  Vranje,  Vršac,  Vrbas,  zadar,  Zagreb,  Zaje?ar,  Zavidovi?i,  Zenica,  Zrenjanin,  Zvornik,copacabana ulcinj,  hôtels,  hotel ulqin,  Kosova,  Mali i Zi,  Maqedonija,  Montenegro,  montenegro tourisme plage,  montenegro ulcinj,  Shpallje Falas,  Shpallje Falas per shitjen e shtepis se juaj,  Shpallje Falas per apartamentet e juaj,  Shpallje Falas Real Estate,  Shpallje Falas turistike,  shqiperija,  tourisme,  Ulci?,  ulcinj,  ulqin,  ulqin hotel,  ulqini,  ulqini 2007,Ada Bojana,  Alba?czyk,  Cita di Dolcino,  Copacabana,  Czarnogóra,  Czarnogórzec,  Don Kichota,  Ma?a Pla?a,  Mandra,  MIGUEL DE SERVANTES,  pó?wyspy Marjan,  Pla?a Valdanos,  Rzeka Bojana,  Shas / Šas / Sva?,  Ulci?,  Ulcinjsk? Riwier?,  Wielka Pla?a,  Wyspa Bojana,GORA,??????????,???????,??????????, ?erná Hora,TO ULCINJ / ULQIN,MONTENEGRO, Czarnogóra, Muntenegru, ????? ????, Montenegró,appartement à louer à ulcinj, location de vacance, location saisonnières, louer chambres,location de vacance, Locations vacance, hébergements vacances, locations villa, logements de vacances, location maison avec piscine, Location vacance, locations de vacance, hébergements de vacances, location, locations entre particulier, logements vacance, vacances à Monténégro - location à Ulcinj ,location  de bigorre.