Arrestohen 5 shqiptarë të “Fluturimit të shqiponjës”

August 22, 2008   | Lajmet / Vijesti, Politika, Shtypi / Mediji

Policia malazeze të enjten rreth orës 22:00 arrestoi pesë shqiptarët të cilët ishin dënuar për organizimin e sulmeve terroriste në Malësi e të cilët pas shqyrtimit të dënimit ishin liruar të mbrohen në liri.
Duke vepruar sipas urdhrit të Gjyqit të Lartë të Podgoricës, policia e Tuzit mbrëmë arrestoi Anton e Viktor Sinishtaj, si dhe kushërinjtë Kolë, Rrok dhe Pjetër Dedvukaj.
Ky vendim erdhi pasi prokurorja speciale për krim të organizuar Stojanka Radoviq, u ankua për rrezikun që të dënuarit mund të largohen nga Mali i Zi. Kërkesën e tillë e ka përkrahur edhe Gjyqi i Lartë i Apelit në Podgoricë.
Mirëpo, mëngjesin e sotëm, përsëri u arrestuan edhe pjesëtarët tjerë: Gjon Dedvukaj, Zef Berishaj, Sokol Ivanaj, Gjergj Ivanaj dhe Viktor Dreshaj.

Të dënuarit sipas të përditshmes “Vijesti” u dorëzuan pa kurrfarë rezistence, edhe pse siç thuhet ata ishin përgatitur në rast se ata do shfaqin farë rezistence.
Përndryshe 17 shqiptarët e arrestuar në aksionin policor të quajtur “Fluturimi i Shqiponjës” para dhjetë ditësh u dënuan me 51 vjet burg.
Burimi / RTK / Telegrafi