Bashkatdhetari ynë në SHBA, dr. Bahri Ceka ndihmon shtëpinë e shëndetit në Katerkollë me një Kombi Ambulancë
Kontribut ky që ngrit mbrojtjen shëndetësore të njerzëve në Katerkollë
Dje në mënyrë solemne u lëshuan çelsat e kombit ambulancë Shtëpisë se Shëndetit në Katerkollë, i cili do shërben për ngritjen e kontributit për mbrojtjen shëndetësore të njerzëve që jetojn në kto vise. Këtë dhuratë të vlefshme Shtëpisë së Shëndetit në Katerkollë ia ka dhuruar mjeku , dr. Bahri Ceka, i cili prej vitesh jeton në SHBA.
“Ky kombi i këtij lloji në Katerkollë, do të kontribuojë në ngritjen e nivelit të mbrojtjes shëndetësore të njerzëve “, theksoi në ceremoninë e rastit kryetari i komunës së Ulqinit Gëzim Hajdinaga,ai të njejten kohë e falënderoj donatorin dr. Bahri Cekën.
Në këtë cerermoni të rastit në Katerkollë, ku krahas strukturave drejtuese të Shtëpisë së Shëndetit të Ulqinit ishin të pranishëm personalitete të larta nga fusha e mjekësisë.
Lajme nga Ulqini