SHKA “Liria” Sfidë dhe sadisfaksion

SHKA”Liria” edhe sivjet zgjodhi tekstin e Fadil Krajës, këtë herë komedinë “Ditëlindja” e që për tematikë ka problemet e përditshme që ka, pakashumë, çdo familje. Skenografinë e bëri Gjergj Noc Martini, ndërsa muzikën Leo Gjokaj.
Kjo shoqëri vitin e kaluar mori tri shpërblime në Festivalin e amatorëve në Bjello Pole, që nuk është pak kur kihet parasysh se aty marrin pjesë edhe grupe profesioniste dhe konkurrenca është shumë e fortë.
SHKA “Liria” nga Mileshi, vite me radhë mundohet ta ruajë kontinuitetin, në realizimin e shfaqjeve skenike-teatrale amatore, me të cilat pastaj merr pjesë në shumë festivale, manifestime kulturore e turne të ndryshme nga Bjello Pole, Ulqini, Kraja, Ana e Malit, Plava, Shqipëria, Maqedonia, Kosova…
Shfaqjet e kësaj shoqërie, shikuar nga prizma e produksionit, janë mjaft modeste por që anëtarët e saj, së bashku me organizatorin Abdi Beqaj, kryejnë mjaft punë, në mënyrë që shfaqjet të dalin sa më mirë dhe të kryhen në kohë.
Të ardhurat me të cilat kjo shoqëri i realizon projektet janë shumë të ulta, sa që nuk ia vlejnë të përmenden, por që dashuria për art dhe skenë e anëtarëve të “Lirisë” është shumë e lartë, kështu që gjatë punës së projekteve harrohet në kushtet e pavolitshme që i përcjellin një mori e kërkesave të produksionit të nevojshëm për “aventurat teatrale” të këtilla e të ngjashme.
Skenografia, rekvizitat, ushtrimet dhe të gjitha elementet e nevojshme ishin një sfidë dhe sadisfaksion i ri për të gjithë anëtarët.
Kjo shoqëri vitin e kaluar mori tri shpërblime në Festivalin e amatorëve në Bjello Pole, që nuk është pak kur kihet parasysh se aty marrin pjesë edhe grupe profesioniste dhe konkurrenca është shumë e fortë.
SHKA”Liria” edhe sivjet zgjodhi tekstin e Fadil Krajës, këtë herë komedinë “Ditëlindja” e që për tematikë ka problemet e përditshme që ka, pakashumë, çdo familje. Skenografinë e bëri Gjergj Noc Martini, ndërsa muzikën Leo Gjokaj.
Marrëdhëniet në mes tyre, dialogu, situatat në përgjithësi, nëpër të cilat kalojnë akterët e kësaj komedie, nuk janë tipike shqiptare por që nuk përjashtohet. Ato në të shumtën e rasteve janë ballkanike por edhe botërore, sidomos për vendet ku ende “shtyhen” modernja dhe tradicionalja. Edhe kjo komedi mundohet të pasqyrojë një ambient të tillë.
Tematika është e rëndomtë…Vjehrra mundohet të sillet ndaj nuses ashtu sikur ishte sjellur vjehrra me të, kur ajo erdhi nuse në atë shtëpi.Vjehrri këtë situatë e heton dhe mundohet ta ndalojë. Me nënën nuk dakordohet as djali i tyre i vetëm, i cili e do nusen dhe e mbron nga nëna e tij. Faktikisht, familja është e ndarë në dy grupe. Secili grup e ka vizionin e tij jetësor dhe secili mundohet që në mënyrë të vet tzi zgjidhë problemet e mosmarrëveshjet që kanë në mes tyre.
E tëra fillon nga zgjimi i nuses nga e cila kërkohet një kafe por që kjo fillon të bëhet praktikë e hidhur për të, kur e vjehrra çdo ditë e përsëriti të njëjtën gjë. Filloi të mbretërojë kaosi, të gjitha nën stres nga situata… Babai përpiqet të gjejë zgjidhje dhe sipas marrëveshjes me djalin, vijnë në përfundim që tzi revanshohet gruas.Me këtë djali kërkon kafe nga e motra në mënyrë që të prishë rehatinë e nënës. Nëna e kupton qëllimin dhe e përgatit një plan për burrin e saj. Shkruan një letër dashurie dhe e cakton vendtakimin.
Në letër i shkruan se gjoja një vajzë moti ëndërron një takim me të… Burri beson se ende është i ri dhe del sipas marrëveshjes. Në atë vend e pret një vajzë e bukur, e veshur në të kuqe. Ajo luan me të, e qet në pozitë të keqe dhe e lë. Burri kthehet në shtëpi, i dëshpëruar nga takimi… Problemet ia shton kur ajo vjen në shtëpinë e tyre si rrobaqepëse dhe shoqe e gruas së tij. E gjithë kjo ndodh në ditën kur mbesa e tyre ka ditëlindjen dhe mbush dhjetë vjet. Kjo e shton edhe më tepër kaosin…
Gruaja i tregon burrit se e ka shkruar atë letër. Në fillim burri nuk beson, por kur gruaja ia tregon detajet atëherë ai fillon të qetësohet. Qetësohen të gjithë vetëm atëherë kur vajza hyn dhe këta të gjithë së bashku ia urojnë ditëlindjen.
Pra, vogëlushja bëhet shkaku i bashkimit të dy botëve, tradicionale dhe asaj moderne.
Më duhet të them se QKI”MALËSIA” Tuz, duhet të bëjë më shumë në avancimin e projekteve të këtillë në mënyrë që të begatojë jetën kulturore në Malësi.
Premiera e komedisë “Ditëlindja” u dha në skenën verore në Milesh, më 10 gusht para një audiencë mjaft të madhe.
Më 18 gusht kjo komedi shfaqet në skenën verore – Ulqini 2008.
Hysein -Bato Dukaj
(regjisor i komedisë “Ditëlindja”)

Burimi / Koha Javore