Instalohet sistemi i ngrohjes me gaz,Në shkollën fillore “Gjergj K. Skënderbeu” në Ostros

Në shkollën fillore “Gjergj K. Skënderbeu” në Ostros këto ditë me të madhe janë duke u zhvilluar punimet në instalimin e ngrohjes qendrore me gaz. Sipas fjalëve të drejtorit të shkollës Beqir Berjasheviq këtë projekt po e financon Ministria e Arsimit dhe një pjesë të tij edhe komuna e Tivarit. Realizimi i projektit në fjalë do të kushtojë 166.000 euro nga të cilat Ministria e Arsimit investon 130.000 euro, ndërsa komuna e Tivarit 36.000 euro, thotë drejtori i shkollës. Gjithmonë sipas fjalëve të drejtorit të shkollës sistemi i ngrohjes me gaz në objektin e shkollës qendrore do të ketë kapacitetin e ngrohjes së 1650 metrave katrorë. Punimet këtu po i bën ndërmarrja e specializuar për sistem të këtilla të instalimit “Ening” nga Nikshiqi. Pritet që deri më pesëmbëdhjetë gusht të kryhen punimet në pjesën e brëndshme të objektit ku në të njëjtën kohë do të bëhet edhe molerimi i ambientit të brendshëm të shkollës në mënyrë që me 1 shtator dhomat e mësimit dhe kabinetet të jenë të gatshme për t`i pranuar nxënësit. Përndryshe, instalimi në tërësi duhet të kryhet deri me pesëmbëdhjet tetor. Në këtë mënyrë pritet që ngrohja e objektit për sezonin e sivjetëm të bëhet me sistemin e ngrohjes me gaz.

Kujtojmë se sistemi i ngrohjes me gaz është vjetruar shumë e nga ana tjetër për një objekt të tillë siç është godina e shkollës qendrore në Krajë aspak nuk i shkonte për shtati dhe nuk ka qenë fare funkcional. Sistemi me gaz i nxemjes krahas funkcionalitetit dhe standardeve të larta të ngrohejs paraqet komoditet për të gjithë, e në të njëjtën kohë edhe lehtësim për punëtorët teknikë të shkollës.
Ali Gjeçbritaj

YouTube Preview Image