Më tepër vëmendje ndaj të rinjve

Tuz – Forca Rinore shënoi me një sërë veprimtarish në Tuz, 12 Gushtin – Ditën Ndërkombëtare të të Rinjve. Me këtë rast aktivistët e Forcës Rinore organizuan të martën, më 12 gusht, një performancë në qendër të Tuzit ku shpërndanë fletushka në të cilat bëhet fjalë për historikun dhe rëndësinë e kësaj dite.
Më pas aktivistët e Forcës Rinore mbajtën një konferencë për shtyp në të cilën kanë treguar qëllimin e kremtimit të kësaj dite.
“E kemi parë të arsyeshme që rinisë duhet tzi kushtohet një vëmendje e posaçme, tzu jepet shans që edhe ata të marrin pjesë në të gjitha vendimet me rëndësi dhe të vendosin për të ardhmen e tyre sepse rinia është faktor që mund të ndikojë në përmirësimin e jetës”, kanë thënë aktivistët e Forcës Rinore.
Duke potencuar numrin e madh të problemeve me të cilat ballafaqohen sot të rinjtë në Mal të Zi, aktivistët e Forcës Rinore kanë thënë se qëllimi i shënimit të kësaj dite është edhe që organeve kompetente tzu tërhiqet vëmendja për tzu kushtuar më tepër kujdes të rinjve.
“Qëllimi ynë është që organeve kompetente tzju tërheqim vëmendjen dhe tzju tregojmë se ekzistojmë edhe ne dhe se kemi potencial dhe aftësi që të vendosim për veten tonë dhe se jemi të aftë në çdo aspekt”, kanë thënë ata.
Veprimtaritë kushtuar Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve përfunduan me koncertin e mbajtur në restorantin “Cavalieri”, ku numrin e madh të të rinjve pjesëmarrës i kanë argëtuar grupi muzikor “Produkt 28” nga Tirana, këngëtarët Amanda nga Tuzi, Cani nga Ulqini, si dhe DJ Mani nga Tuzi.
12 Gushti u shpall Ditë Ndërkombëtare e të Rinjve nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në konferencën e mbajtur më 17 dhjetor 1999, me rekomandim të Konferencës Botërore të Ministrave përgjegjëse për rininë.
Forca Rinore synon që këtë ditë ta shënojë në mënyrë tradicionale.
Burimi / Kohapress