Mali i Zi – Evropë ose “ofshore” parajsë?

August 29, 2008   | Ekonomia / Ekonomija, Turizmi / Turizam

Udhëheqësit e opozitës në Mal ët Zi thonë se qeveria i kushton vëmendje tepër sipërfaqësore anëtarësimit në BE, përderisa qëllimi i vërtetë i Millo Gjukanoviqit është që të mbetet jashtë klubit dhe ta shndërrojë vendin në “ofshore” qendër bankiere.
Agjencioni privat për zbulim nga Teksasi Stratfor poashtu vlerëson se Mali i Zi preferon të mbetet përgjithmonë aspirant për në BE sepse hyrja në klub do ta reduktojë hyrjen e parave kesh në vend që vjen nga ata që e shohin si “ofshore” destinacion të ri bankar.
Qeveria i refuzon këto akuza duke thënë se mbetet e përcaktuar për hyrje në BE dhe paralajmëron se zyrtarisht do të aplikojë për anëtarësim deri në fund të këtij viti.
Nebojsha Medojeviq, lider i partisë opozitare Lëvizja për Ndryshime (PZP), thotë se Podgorica nuk posedon dëshirë të sinqertë për në BE, sepse me këtë rrezikohen interesat dhe pozita e sajë.
“Mali i Zi udhëhiqet nga grup i vogël njerëzish të cilët frikohen nga ndryshimet të cilat i sjell afrimi me BE-në”, thotë Medojeviq. Ai shton se në Mal të Zi ekziston lobi i fuqishëm anti BE që është paraqitur në kohën e tranzicionit, luftërave, kontrabandës dhe kriminalitetit. Ata janë njerëz të cilët nuk dëshirojnë që BE t’i mbikëqyrë prej më së afërmi.
Sipas tij, çdo hulumtim i implementimit të legjislaturës së BE-së shpejt do të tregojë se “ligjet nuk aplikohen ndaj një rrethi të ngushtë të njerëzve të fuqishëm”.
“Ideja e pushtetit është që Mali i Zi të shndërrohet në vend i cili në aspektin gjeografik është afër BE-së, mirëpo i cili ka “ofshore” status dhe është strehimore e larësve të parave”, thotë ai.
Qeveria i hedh poshtë këto akuza për ngadalësim të procesit evropian. Socialistët e Gjukanoviqit thonë se vetëm vitin e kaluar Qeveria ka nënshkruar dokument kyç me BE-në me të cilin e ka bërë hapin e parë drejt anëtarësimit.
Megjithatë, disa ekspertë pajtohen me një pjesë të pohimeve të opozitës. Stratfor beson se Mali i Zi mundet të heq dorë nga shpresat e veta për në BE dhe në vend të sajë të ruajë statusin e “kandidatit të përhershëm”
Kjo agjenci me ndikim e cila furnizon me informacione klientë nga e tërë bota, parasheh se Mali i Zi do të vazhdojë të pohojë se dëshiron raporte të afërta me BE-në, por se kjo do të jetë vetëm teatër.
Stratfor, poashtu pohon se Mali i Zi me siguri shpreson se do të plotësojë “ofshore” zbrazëtirë në BE e cila do të shkaktohet kur Qiproja t’’i bashkëngjitet BE-së.

OFSHORE BANKING MONTENEGRO

OFSHORE BANKING MONTENEGRO

“Mali i Zi është qendër bankare e cila klientëve të vet (prej të cilëve shumica janë jashtëzakonisht të pasur) u ofron shërbime të cilat nuk munden të ekzistojnë nën supervizion të përpiktë të BE-së. Një Mal i Zi i këtillë nuk ka interes nga anëtarësimi formal në BE. Kjo dilemë sqaron pse Mali i Zi ende zyrtarisht nuk ka aplikuar me kërkesë për anëtarësim. Madje edhe kur ta bëjë këtë, Mali i Zi do të mbetet kandidat i përjetshëm”, thotë raporti i botuar me 6 gusht.

Pasi e lëshoi Unionin me Serbinë në vitin 2006, në tetor të vitit të kaluar Mali i Zi e nënshkroi Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asocim me Brukselin dhe paralajmëroi se do të kërkojë anëtarësim deri në fund të këtij viti. Paraprakisht Komisionin Evropian do të publikojë raport për përparimin e vendit. Në raportet paraprake KE ishte shumë kritike ndaj Malit të Zi, duke vërejtur nivel të lartë të korrupsionit dhe sistem të dobët gjyqësorë.
Gordana Gjuroviq, zëvendëskryeministre përgjegjëse për integrimin evropian, thotë se perspektiva evropiane e Malit të Zi është e qartë dhe i përngjan miratimit të Programit nacional për BE-në. Ajo nënvizon se legjislacioni në Mal të Zi, institucionet dhe procedurat harmonizohen me standardet dhe rregulloret evropiane.
“E gjith kjo bëhet në mënyrë efikase dhe në afate të shkurta. Perspektiva evropiane e Malit të Zi është e qartë dhe kërkesa për anëtarësim do të publikohet deri në fund të vitit. E gjithë kjo mjafton të refuzohen pohimet e agjencisë Stratfor”, thotë Gjuroviq. Ajo shton se Mali i Zi që moti i ka lënë pas vete ambiciet që të shndërrohet në “ofshore” zonë investuese.

OFSHORE BANKING MONTENEGRO

OFSHORE BANKING MONTENEGRO

“Kah mesi i viteve të 90-ta Mali i Zi dëshironte të tërheqë investime të huaja përmes “ofshore” projekteve, mirëpo kjo nuk funksionoi asnjëherë dhe në ndërkohë kjo ide u braktis”, thotë ministrja.
Prej atëherë Mali i Zi në mënyrë të qartë u tregoi të gjithë investitorëve se modeli i saj i zhvillimit të ardhshëm ekonomik bazohet në konceptet ligjore të vendeve evropiane, posaçërisht të vendeve anëtare të BE-së. Askush nuk dëshiron që Mali i Zi të shndërrohet në “ofshore” destinacion por si destinacion evropian”, thotë ajo.
Megjithatë dyshimet rreth qëllimeve të Qeverisë ekzistojnë. Një burim vlerëson e shpejtimi në rrugën drejt BE-së mundet ta ngadalësojë arritjen e kapitalit nga vende që nuk janë anëtare të BE-së.
“Cili Bashkim Evropian?Pse na nevojitet?”, pyetet ky burim. Në ndërkohë profesori Veselin Vukotiq i cili deri para do kohe ishte kryetar i Këshillit qeveritar për privatizime, shpeshherë jep deklarata të cilat janë në kundërshtim të plotë me qëndrimin zyrtar pro BE-së.
Para dy viteve, Maja Drakiq, e afërt me Vuktoqin, publikoi studim në ët cilin thotë se Mali i Zi fillimisht duhet të përcaktojë nëse është fitimprurëse për këtë vend të anëtarësohet në BE, e pastaj të sjellë vendim. Profesori Vukotiq është i afërt me kryeministrin Millo Gjukanoviq. Të dy bashkë janë themelues të kompanisë “Univerzitas” e cila e posedon universitetin “Donja Gorica” të inauguruar vitin e kaluar.
Momçillo Radulloviq, sekretar i përgjithshëm i Lëvizjes Evropiane në Mal të Zi, poashtu është skeptik rreth qëndrimeve qeveritare kur bëhet fjalë për anëtarësim në BE.
“Aktivitetet reformuese nuk zbatohen. Sjellim ligje dhe vendime të cilat nuk i zbatojmë, krijojmë institucione të cilat nuk ekzistojnë”, thotë Radulloviq dhe shton se “reformatorët ekzistojnë vetëm në letër”.
Duke pohuar se puna rreth integrimit në BE gjithnjë e më tepër avancohet në pjesën politike, Radulloviq thotë se autoritetet janë të brengosura nga fakti se Brukseli e shton kontrollin mbi punën e tyres,
“Nuk jam i sigurt se Qeverisë i pëlqen ky lloj kontrolli në kohën kur para nesh qëndrojnë investime të mëdha dhe kur paralajmërohen privatizime të mëdha”, thotë Radulloviq.
(Autori është redaktor në gazetën “Vijesti” nga Podgorica. Teksti është botuar në BIRN)
Mali i Zi mes ardhmërisë evropiane dhe ardhmërisë ““ofshore”
Burimi / Lajmpress.com


Apatin,  Aran?elovac,  ?uprija,  ?a?ak,  ?apljina,  ?itluk,  Šabac,  Šipovo,  Široki Brijeg,  Žep?e,  Živinice,  Ba?ka Palanka,  Banja Luka,  Banovi?i,  Be?ej,  beograd,  Biha?,  Bijeljina,  Bor,  Bor?a,  Bosanska Gradiška,  Bosanska Krupa,  Bosanski Šamac,  Bosanski Brod,  Bosanski Novi,  Br?ko,  Bužim,  Bugojno,  Cazin,  Crna Gora,  Derventa,  Doboj,  Donji Vakuf,  Drvar,  Dubrovnik,  Fo?a,  Fojnica,  Glamo?,  Goražde,  Gornji Milanovac,  Gornji Vakuf,  gostivar,  Gra?anica,  Grada?ac,  Gradiska,  Grahovo,  Hadži?i,  Ilidža,  In?ija,  Jablanica,  Jagodina,  Jajce,  Kakanj,  Kalu?erica,  Kikinda,  Klju?,  Konjic,  Kotor Varoš,  Kragujevac,  Kraljevo,  Kruševac,  Kula,  Kupres,  Laktaši,  Lazarevac,  Leskovac,  Livno,  Ljubinje,  ljublana,  Ljubuški,  Loznica,  Lukavac,  Maglaj,  Mladenovac,  Modri?a,  montenegro erlajnz,  mostar,  Mrkonji? Grad,  Neum,  Niš,  Novi Pazar,  Novi Sad,  Novi Travnik,  Obrenovac,  Odžak,  ohrid,  Orašje,  Pale,  Pan?evo,  Para?in,  Pirot,  Požarevac,  Podgorica,  Priboj,  Prijedor,  Prokuplje,  Prozor,  pula,  rijeka,  Ruma,  Sanski Most,  Sarajevo,  Senta,  serbija,  sibenik,  skopje,  Smederevo,  Smederevska Palanka,  Sokolac,  Sombor,  split,  Srebrenica,  Srebrenik,  Sremska Mitrovica,  Stolac,  Struga,  Subotica,  Temerin,  Tesli?,  tetovo,  Travnik,  Trebinje,  tuzla,  Užice,  ulcinj,  Valjevo,  Velika Kladuša,  Višegrad,  Visoko,  Vitez,  Vogoš?a,  vojvodina,  Vranje,  Vršac,  Vrbas,  zadar,  Zagreb,  Zaje?ar,  Zavidovi?i,  Zenica,  Zrenjanin,  Zvornik,copacabana ulcinj,  hôtels,  hotel ulqin,  Kosova,  Mali i Zi,  Maqedonija,  Montenegro,  montenegro tourisme plage,  montenegro ulcinj,  Shpallje Falas,  Shpallje Falas per shitjen e shtepis se juaj,  Shpallje Falas per apartamentet e juaj,  Shpallje Falas Real Estate,  Shpallje Falas turistike,  shqiperija,  tourisme,  Ulci?,  ulcinj,  ulqin,  ulqin hotel,  ulqini,  ulqini 2007,Ada Bojana,  Alba?czyk,  Cita di Dolcino,  Copacabana,  Czarnogóra,  Czarnogórzec,  Don Kichota,  Ma?a Pla?a,  Mandra,  MIGUEL DE SERVANTES,  pó?wyspy Marjan,  Pla?a Valdanos,  Rzeka Bojana,  Shas / Šas / Sva?,  Ulci?,  Ulcinjsk? Riwier?,  Wielka Pla?a,  Wyspa Bojana,GORA,??????????,???????,??????????, ?erná Hora,TO ULCINJ / ULQIN,MONTENEGRO, Czarnogóra, Muntenegru, ????? ????, Montenegró,appartement à louer à ulcinj, location de vacance, location saisonnières, louer chambres,location de vacance, Locations vacance, hébergements vacances, locations villa, logements de vacances, location maison avec piscine, Location vacance, locations de vacance, hébergements de vacances, location, locations entre particulier, logements vacance, vacances à Monténégro - location à Ulcinj ,location  de bigorre.