Njoftim për opinion:Ramazani fillon më 1 shtator 2008

August 30, 2008   | Lajmet / Vijesti

Bashkësia Islame e Ulqinit njofton besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë se muaji i madhëruar i Ramazanit fillon ditën e hënë më 1 shtator 2008.
Me rastin e fillimit të muajit të madhëruar të Ramazanit, Bashkësisë Islame e Ulqinit, përgëzon besimtarët në Ulqin, diasporë e trojet tona duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetit dhe solidaritet me nevojtarët.
Me fat muaj i madhëruar i Ramazanit!
Nga Kryeimami Rexhep (Haxhi) Lika Me qe  të hënën më 1 shtator 2008. jemi ne diten e pare te muajit te bekuar Ramazan, ju urojm pra kete muaj, dhe shpresojm qe kete muaj ta kalojme sa me mire duke kenduar lutje te ndryshme, dhe duke ju lutur Allahut xh.sh. qe te na i fali gabimet dhe te na shtoje sevapet dhe gjithe te mirat. Shpresojm qe edhe ne te ardhmen do te ju kemi prane.
Urime muajin e bekuar Ramazan.Urime

Rexhep (Haxhi) Lika, u lind në vitin 1940 në Brajshë, komuna e Ulqinit. Shkollën fillore e kreu në Katërkollë në vitin 1956, kur regjistrohet në medresenë “Alauddin” në Prishtinë, të cilën e kryen në vitin 1960. Si imam filloi të punojë në xhaminë e Husein-pashës në Plevla në vitin 1963 ku kreu detyrën e imamit, mual-limit dhe sekretarit deri në korrik të vitit 1965. Prej këtij viti e deri në janar të vitit 1987 punoi si imam, mual-lim dhe sekretar në xhaminë e Re në Tuz, ndërsa prej janarit të vitit 1987 si imam, mual-lim dhe sekretar në Xhaminë e Bregut në Ulqin. Nga korriku i vitit 1997 punon si imam në Xhaminë e Mezjahit, në Ulqin. Pranë Këshillit të Bashkësisë Islame Ulqin kryen edhe detyrën e kryeimamit. Është njohës i gjuhës arabe.

Pamja e Projektit të xhamisë në Fushë të Ulqinit

Pamja e Projektit të xhamisë në Fushë të Ulqinit

Ka nisur grumbullimi i mjeteve financiare për ndërtimin e xhamisë në Fushë të Ulqinit.

Xhamia do të jetë shumë funksionale: 1 mijë vende për falje, vend për mirëmbajtjen dhe pregaditjen e xhenazes (gasulhanja), mejtep, bibliotekë,sallë, kafiteri, vende për parkim etj.
Deri më tash është blerë trolli i xhamisë dhe është punuar projekti ideor.Lusim Allahun Fuqiplotë që çdo ndihmë tuajën ta radhisë në vepra të mira.

BASHKËSIJA ISLAME E ULQINIT

Bashkesija Islame e Uqinit

Xhirollogaria:510-12295-15

Informatat në tel/fax:
Tel/fax:+382 30 413-257
Mobil :+382 69 037-681
Mobil :+382 69 473-400