Ambasadori britanik Mr Kevin Lyne: Mali i Zi të njohë Kosovën
PODGORICE-Ambasadori i Britanisë së Madhe në Malin e Zi , Mr Kevin Lyne bën thirrje se tashmë është koha që Podgorica të njohë pavarësinë e Kosovës. Në një intervistën për gazetën “Pobjeda” ambasadori britanik ka shfaqur shpresën se Mali i Zi do të njohë Kosovën para samitit të Bashkimit Evropian që mbahet në shtator.
“E kuptojmë që çështja e Kosovës është shumë e ndjeshme për Malin e Zi dhe për marrëdhëniet me Beogradin dhe Prishtinën, por besojmë se tashmë është çasti më i duhur që Mali i Zi të njohë Kosovën”, ka thënë ambsadori britanik Mr Kevin Lyne.
Burimi / Evropa e Lirë






