Dinosha:vazhdon polemika rreth njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Mali i Zi

September 1, 2008   | Politika, Shtypi / Mediji

Shqiptarët dhe serbët, luftë deklaratash
Kryetari i UDSH-së, Ferhat Dinosha, ka thënë se njohja e Kosovës është në interesin shtetëror të Malit të Zi, por edhe stabilitetit të rajonit. Edhe kryetari i Alternativës Shqiptare, Gjergj Camaj, ka vlerësuar se “shteti që synon të bëhet pjesë e integrimeve euro-atlantike dhe që akoma nuk e ka njohur realitetin e ri në rajon dhe ata që mendojnë akoma se Kosova është krahinë jugore serbe janë në lajthitje sepse me këtë gjë i shkaktojnë më shumë dëm popullit dhe shtetit të vet”. Deklaratat e krerëve të partive shqiptare kanë hasur në reagime të ashpra nga partitë proserbe në Mal të Zi të cilat kanë thënë se shqiptarët po bëjnë presion mbi pushtetin malazez.
Derisa pushteti në Mal të Zi vazhdon të heshtë rreth çështjes së njohjes së pavarësisë së Kosovës, ditëve të fundit është rikthyer lufta e deklaratave ndërmjet partive shqiptare dhe atyre serbe në Mal të Zi.
Kjo luftë ka filluar dhe është zhvilluar kohë pas kohe që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të këtij viti.
Partitë shqiptare kërkuan që në atë kohë që Mali i Zi të njohë menjëherë pavarësinë e Kosovës për shkak të fqinjësisë së mirë, por edhe për shkak të proceseve integruese.
Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Ferhat Dinosha, pat deklaruar në fund të muajit prill se Mali i Zi do të duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës në muajin maj për shkak të simbolikës që ka ky muaj për shtetin malazez.
Pas kalimit të majit, Dinosha ka caktuar verën si afat kur Mali i Zi duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Por tani që jemi në fund të gushtit dhe verës, ka qenë sërish Dinosha ai që ka nxitur luftën e deklaratave duke thënë se Mali i Zi do të mund ta njihte pavarësinë e Kosovës deri në fund të këtij viti.
Ai ka rikujtuar se duke qenë se në vitin e ardhshëm janë paralajmëruar të mbahen zgjedhjet parlamentare, do të ishte mirë që Mali i Zi gjatë këtij viti të jepte përgjigje ndaj pavarësisë së Kosovës.
Dinosha ka thënë se njohja e Kosovës është në interesin shtetëror të Malit të Zi, por edhe stabilitetit të rajonit.
“Kjo nuk është çështje disponimi por e interesit nacional dhe besoj se këtë vit do të jemi dëshmitar të kësaj. Duhet të arrijmë deri aty që Mali i Zi sipas bindjes së vet, pa sygjerime dhe presione nga jashtë, ta bëjë këtë vetë sepse kjo është e pashmangshme heret a vonë”, ka theksuar ai.
Kryetari i UDSH-së ka thënë se nuk posedon burime të cilat do t`i tregonin datën e saktë të njohjes së pavarësisë së Kosovës, por ka shprehur besimin se forcat që kanë ditur t`ia rikthejnë pavarësinë Malit të Zi pa pasoja dhe incidente, do të dinë të vlerësojnë se kur është koha më e mirë për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Edhe partia më e re shqiptare në skenën politike të Malit të Zi, Alternativa Shqiptare, ka kërkuar nga Qeveria e Malit të Zi që të njohë sa më parë pavarësinë e Kosovës.
“Pushteti malazez do të ishte përgjegjës i drejtpërdrejtë për pasojat eventuale që do t`i shkaktonte imazhit të Malit të Zi dhe rrugës së tij europiane mosnjohja e pavarësisë së Kosovës”, ka vlerësuar kryetari i ASH-së, Gjergj Camaj.
Sipas tij, “shteti që synon të bëhet pjesë e integrimeve euro-atlantike dhe që akoma nuk e ka njohur realitetin e ri në rajon dhe ata që mendojnë akoma se Kosova është krahinë jugore serbe janë në lajthitje sepse me këtë gjë i shkaktojnë më shumë dëm popullit dhe shtetit të vet”.
Camaj ka thënë se qëndrimi i ASH-së nuk ndryshon nga qëndrimi zyrtar i shteteve më të fuqishme dhe më të zhvilluara botërore “se Mali i Zi fiton më shumë në rrugën e tij europiane duke njohur pavarësinë e Kosovës, sesa vetë Kosova”.

Dita e Pamvarësis të Malit të Zi

Dita e Pamvarësis të Malit të Zi

“Ne si shqiptarë nuk do të mundohemi të mësojmë pushtetin se çfarë duhet të bëjë në këtë situatë, sepse ne nuk jemi pjesë e pushtetit, por jemi të bindur se përfitimin më të madh në rastin e njohjes së pavarësisë së Kosovës do ta ketë Mali i Zi, me ç`gjë do të stabilizohej situata në rajon”, ka vlerësuar Camaj.
Por deklaratat e krerëve të partive shqiptare kanë hasur në reagime të ashpra nga partitë proserbe në Mal të Zi.
Partia Demokratike Serbe ka kërkuar nga partitë shqiptare në Mal të Zi që të mos bëjnë presion ndaj pushtetit në Podgoricë që të njohë pavarësinë e Kosovës.
“Ajo që mendojmë se nuk do të duhej të ndodhte është fakti se këto presione vijnë edhe nga vetë Mali i Zi – nga partitë shqiptare, të cilat i lusim të qëndrojnë anash, siç kanë thënë edhe vetë, duke mos u përzier në marrëdhëniet vëllazërore në Mal të Zi”, ka thënë zëdhënësi i kësaj partie Matija Nikoliq.
Kjo parti, siç thuhet, i rikujton ata që bëjnë presion dhe ata që gjenden nën presion për pakënaqësinë e shprehur në mitingun e madh popullor të mbajtur në Podgoricë menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Edhe partitë e tjera proserbe në Mal të Zi janë shprehur disa herë kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Mali i Zi.
Ndërkaq pushteti në Mal të Zi edhe pse nuk është shprehur në mënyrë të drejtpërdrejtë ka lënë të nënkuptohet përmes deklaratave të kohë pas kohshme se Malit të Zi i duhet heret a vonë ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Në këtë linjë ka qenë edhe deklarata disa ditë më parë e nënkryetarit të Partisë Demokratike të Socialistëve, Svetozar Maroviq.
Duke folur për çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, ai ka theksuar se Mali i Zi shumë shpejt do të gjendet në situatë që të vendosë nëse do të ecë drejt Europës apo që prioritetet e tij t`i vendosë në plan të dytë.
Sipas tij, integrimet europiane janë objektivi më i rëndësishëm i Malit të Zi.
Maroviq ka thënë se ata që thonë se do të ndërmarrin hapa radikalë në rast se Podgorica njeh pavarësinë e Kosovës janë po të njëjtit që në Beograd kanë protestuar kundër pushtetit aktual në Serbi dhe kanë bërë thirrje për demonstrata në mbrojtje të Radovan Karaxhiqit.
Lidhur me mundësinë e njohjes së Kosovës nga Mali i Zi është shprehur kohë më parë edhe Prishtina zyrtare.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka theksuar se Mali i Zi dhe Maqedonia mund ta njohin në të njëjtën kohë Kosovën.
Deri tani Kosovën e kanë njohur 46 shtete të botës, në mesin e të cilëve disa nga shtetet më të fuqishme dhe më të zhvilluara të botës, si SHBA, Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia, etj.
Burimi / Koha Javore

YouTube Preview Image
Apatin,  Aran?elovac,  ?uprija,  ?a?ak,  ?apljina,  ?itluk,  Šabac,  Šipovo,  Široki Brijeg,  Žep?e,  Živinice,  Ba?ka Palanka,  Banja Luka,  Banovi?i,  Be?ej,  beograd,  Biha?,  Bijeljina,  Bor,  Bor?a,  Bosanska Gradiška,  Bosanska Krupa,  Bosanski Šamac,  Bosanski Brod,  Bosanski Novi,  Br?ko,  Bužim,  Bugojno,  Cazin,  Crna Gora,  Derventa,  Doboj,  Donji Vakuf,  Drvar,  Dubrovnik,  Fo?a,  Fojnica,  Glamo?,  Goražde,  Gornji Milanovac,  Gornji Vakuf,  gostivar,  Gra?anica,  Grada?ac,  Gradiska,  Grahovo,  Hadži?i,  Ilidža,  In?ija,  Jablanica,  Jagodina,  Jajce,  Kakanj,  Kalu?erica,  Kikinda,  Klju?,  Konjic,  Kotor Varoš,  Kragujevac,  Kraljevo,  Kruševac,  Kula,  Kupres,  Laktaši,  Lazarevac,  Leskovac,  Livno,  Ljubinje,  ljublana,  Ljubuški,  Loznica,  Lukavac,  Maglaj,  Mladenovac,  Modri?a,  montenegro erlajnz,  mostar,  Mrkonji? Grad,  Neum,  Niš,  Novi Pazar,  Novi Sad,  Novi Travnik,  Obrenovac,  Odžak,  ohrid,  Orašje,  Pale,  Pan?evo,  Para?in,  Pirot,  Požarevac,  Podgorica,  Priboj,  Prijedor,  Prokuplje,  Prozor,  pula,  rijeka,  Ruma,  Sanski Most,  Sarajevo,  Senta,  serbija,  sibenik,  skopje,  Smederevo,  Smederevska Palanka,  Sokolac,  Sombor,  split,  Srebrenica,  Srebrenik,  Sremska Mitrovica,  Stolac,  Struga,  Subotica,  Temerin,  Tesli?,  tetovo,  Travnik,  Trebinje,  tuzla,  Užice,  ulcinj,  Valjevo,  Velika Kladuša,  Višegrad,  Visoko,  Vitez,  Vogoš?a,  vojvodina,  Vranje,  Vršac,  Vrbas,  zadar,  Zagreb,  Zaje?ar,  Zavidovi?i,  Zenica,  Zrenjanin,  Zvornik,copacabana ulcinj,  hôtels,  hotel ulqin,  Kosova,  Mali i Zi,  Maqedonija,  Montenegro,  montenegro tourisme plage,  montenegro ulcinj,  Shpallje Falas,  Shpallje Falas per shitjen e shtepis se juaj,  Shpallje Falas per villat e juaj,  Shpallje Falas Real Estate,  Shpallje Falas turistike,  shqiperija,  tourisme,  Ulci?,  ulcinj,  ulqin,  ulqin hotel,  ulqini,  ulqini 2007,Ada Bojana,  Alba?czyk,  Cita di Dolcino,  Copacabana,  Czarnogóra,  Czarnogórzec,  Don Kichota,  Ma?a Pla?a,  Mandra,  MIGUEL DE SERVANTES,  pó?wyspy Marjan,  Pla?a Valdanos,  Rzeka Bojana,  Shas / Šas / Sva?,  Ulci?,  Ulcinjsk? Riwier?,  Wielka Pla?a,  Wyspa Bojana,GORA,??????????,???????,??????????, ?erná Hora,TO ULCINJ / ULQIN,MONTENEGRO, Czarnogóra, Muntenegru, ????? ????, Montenegró,villa à louer à ulcinj, location de vacance, location saisonnières, louer chambres,location de vacance, Locations vacance, hébergements vacances, locations villa, logements de vacances, location maison avec piscine, Location vacance, locations de vacance, hébergements de vacances, location, locations entre particulier, logements vacance, vacances à Monténégro - location à Ulcinj ,location  de bigorre,Albaniku,  Artana,  Bujanoci,  Burimi,  Dardana,  Dardanë,  Deçan,  Dibra,  Drenas,  Drenasi,  Ferizaj,  Ferizaji,  Fushë Kosova,  Fushë Kosovë,  Gjakova,  Gjakovë,  Gjilan,  Gjilani,  Gostivari,  Istog,  Istog·,  Kaçanik,  Kaçaniku,  Kastrioti,  Kërçova,  Klina,  Klinë,  Kumanova,  Leposaviq,  Leskovci,  Likova,  Lipjan,  Lipjani,  Malisheva,  Malishevë,  Manastiri,  Medvegja,  Mitrovica,  Mitrovicë,  Novobërdë,  Obiliq· Rahovec,  Ohri,  Peja,  Pejë,  Podujeva,  Podujevë,  Presheva,  Prishtina,  Prishtinë,  Prizren,  Prizreni,  Rahoveci,  Sharri,  Sharri (Kosovë),  Shkupi,  Shtërpca,  Shtërpcë,  Shtime,  Skënderaj,  Struga,  Tetova,  Theranda,  Therandë,  Triumf Riza,  Veleshta,  Viti,  Vitia,  Vushtrri,  Vushtrria,  Zubin Potok,  Zubin Potoku,  Zveçan,  Zveçani,Struga,Gostivari,Gostivar,Kerçova,Tirana,Durrësi,Elbasani,Shkodra,Tuzi,Vlora, Korça,Fieri,Berati,Lushnja ,Kavaja,Pogradeci,Laçi,Gjirokastra,Patosi,Kruja,Kuçova,Kukësi,Lezha,Saranda,Peshkopia,Burreli,Cërriku,Çorovoda,Shijaku,Librazhdi,Tepelena,Gramshi,Poliçani,Bulqiza,Përmeti,FushëKruja,Kamza,Rrësheni,Ballshi,Mamurrasi,BajramCurri,Erseka,Peqini,Divjaka,Selenica,Bilishti,Roskoveci,Puka,Memaliaj,Rrogozhina,Ura Vajgurore,Himara,Delvina,Vora,Kopliku,Maliqi,Përrenjasi,Kruma, Libohova,Orikumi,Fushë-Arrëza,Shëngjini,Rubiku,Miloti, Leskoviku,Konispoli,Këlcyra,Krasta,Kërraba,Manastiri,Haraçina,Likova,Prilepi,Zajazi,Vrapçishti,Bogovinë,Mavrovë,Rostushë,Zhupa,Studeniçani,Tearcë, Brevincë,Manastiri,çamerija,çame,sanxhak.novi pazar,tutin,