Malazezishtja me dy shkronja të reja

September 1, 2008   | Kulturë / Kultura, Shtypi / Mediji

Gjuhës malazeze do t’i shtohen dy shkronja të reja ‘sj’dhe ‘zj’, të krijuara nga shkronjat ‘s’ dhe ‘z’, konfirmoi anëtari i Këshillit për Standardizimin e Gjuhës Malazeze, Adnan Cirgic. Ai i tha garancisë Beta se pjesë e normës standarde të gjuhës malazeze do të konsiderohen edhe fenomenet tipike malazeze të krijuara nga fonemat ‘c’ dhe ‘ð’. Sipas Cirgic, ky është një prej parimeve të drejtshkrimit të gjuhës malazeze, që përfshihet në propozimin e drejtshkrimit të gjuhës moderne malazeze, i cili i është dërguar Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Malit të Zi. Prej 13 anëtarëve të Këshillit për Standardizimin e Gjuhës Malazeze, për votuan 10, sqaroi Cirgic.
Burimi / Gazeta Express