Mesazhi i Ramazanit nga Rexhep ef. Lika, Kryeimami i Ulqinit

September 1, 2008   | Kulturë / Kultura

Qytetarë të nderuar, zonja e zotërinj, vëllezër e motra muslimanë, Më lejoni t’iu përcjellë urimin me dëshirat më të mirat për Muajin e Madhërishëm të Ramazanit.
Le të jetë ky muaj në frymën e tolerancës ndërfetare, në frymën e bashkimit dhe respektimit të të gjithëve që mendojnë ndryshe dhe që flasin ndryshe. Lë të jetë pra ky muaj në shenjën e respektit ndaj familjes, ndaj fqinjëve dhe ndaj të gjithëve njerëzve njësoj.
Ky muaj i bekuar rikujton kujdesin që duhet pasur për të dobëtit dhe të paaftit derisa çdo shtëpi dhe familje të mos mbushet me gëzim e hare. E fillojmë këtë obligim Islam me
lutjen që në të gjitha shtëpitë të mbretërojë paqja, dashuria,harmonia dhe ngrohtësia familjare. Në këtë muaj të madh festiv më tepër se kurrë duhet të afrohen zemrat e njerëzve,të harrohen urrejtjet, të zhduken mospajtimet dhe kudo të shtrihen duart e pajtimit, me dashuri, sinqeritet dhe vëllazërim.
Edhe vetë qëllimi i Ramazanit është ta bën besimtarin që të mbjellë harenë, gëzimin në zemra, ngritjen shpirtërore,qetësinë dhe filtrimin trupor, përforcimin e dashurisë shoqërore, mëshirën mes të afërmve dhe bashkëpunimin e ndërsjellë njerëzor.
Islami është fe e paqes dhe tolerancës, ndaj edhe predikon paqe dhe tolerancë, si dhe gjykon në formën më të ashpër dhunën dhe përdorimin e saj, andaj është larg çdo primitivizmi, dhe qëndron larg çdo fanatizmi, racizmi dhe padrejtësie. Islami i trajton të gjithë njerëzit njësoj, duke u bazuar në parimin se të gjithë janë njerëz dhe njeriu duhet të respektohet dhe ka të drejtën e jetës.
U ftoj të gjithëve që përcjelljen e muajit të Ramazanit ta marrim si ndodhi madhështore dhe rast shumë të mirë për forcimin e radhëve tona si dhe mënjanimin e kundërthënieve e divergjencave, duke iu përmbajtur fjalës së Allahut të Madhërishëm: “Mos u përçani ndërmjet veti, se do të dobësoheni e do ta humbni fuqinë tuaj”!Ky është edhe një rast i mirë që besimtarët t’i zgjasim duart për t’ua fshirë lotët fëmijëve që kanë humbur shpresën,të atyre që kanë humbur më të dashurit e tyre, t’ua zgjasin dorën e ndihmës dhe të solidaritetit të gjitha familjeve që kanë nevojë.Edhe një herë, të gjithë qytetarëve të besimit islam, ua uroj muajin e adhurimit dhe përkushtimit ndaj Allahut, duke iu dëshiruar agjërim të lehtë, shëndet, mbarësi dhe begati në familjet tuaja. Përgjithmonë Qoftë mbi ju Bekimi dhe
Mëshira e Pashterrshme e Allahut Fuqiplotë.

Pamja e Projektit të xhamisë në Fushë të Ulqinit

Pamja e Projektit të xhamisë në Fushë të Ulqinit

Ka nisur grumbullimi i mjeteve financiare për ndërtimin e xhamisë në Fushë të Ulqinit.

Xhamia do të jetë shumë funksionale: 1 mijë vende për falje, vend për mirëmbajtjen dhe pregaditjen e xhenazes (gasulhanja), mejtep, bibliotekë,sallë, kafiteri, vende për parkim etj.
Deri më tash është blerë trolli i xhamisë dhe është punuar projekti ideor.Lusim Allahun Fuqiplotë që çdo ndihmë tuajën ta radhisë në vepra të mira.

BASHKËSIJA ISLAME E ULQINIT

Bashkesija Islame e Uqinit

Xhirollogaria:510-12295-15

Informatat në tel/fax:
Tel/fax:+382 30 413-257
Mobil :+382 69 037-681
Mobil :+382 69 473-400