Kosovari arrestohet në Mal të Zi
Edhe një shqiptar tjetër nga Kosova arrestohet në Mal të Zi teksa priste të hipte në aeroplan në aeroportin e Tivatit, shkruan “Pobjeda” gazeta shtetërore malaziase duke iu referuar informatave të publikuara nga policia kufitare e Malit të Zi.
I arrestuari i radhës është kosovari 27 vjeç Urim Haxhiaj i cili është me vendbanim të regjistruar në Britaninë e Madhe. Haxhiaj është ndaluar nga policia malaziase ngase në emër të tijin është publikuar fletarrestim ndërkombëtar nga NCB Bruxelles. Arrestimi i tij ka ndodhur teksa i kontrollohej pasaporta para hipjes në aeroplan.
Haxhlaj po kërkohet nga shteti belg për të vuajtur dënimin me 4 vjet burgim ngase në mungesë është dënuar për trafikim të qenieve njerëzore dhe pjesëmarrje në një grup kriminal.
Pas arrestimit Urim Haxhiaj është dërguar para gjykatësit të lartë hetues në Podgoricë, i cili ia ka caktuar paraburgim deri në momentin e ekstradimit në Belgjikë.
Burimi / Telegrafi