14 të vdekur në një aksident komunikacioni në Kroaci
Të paktën 14 persona kanë vdekur nga një përplasje në autostradën përgjatë bregdetit të Adriatikut në Kroaci. Disa orë pas aksidentit, ekipet e shpëtimit, ende kanë punuar në nxjerrjen e pasagjerëve të plagosur.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit afër Zar-it, në autostardën që lidh Zagrebin me portin e Splitit.
Makina që kishte tabela të Sllovakisë, po bartte 50 udhëtarë, por nuk dihet përkatësia e tyre etnike.