Gjukanoviq:Bashkësia ndërkombëtare pret që ne ta njohim Kosovën
“Ekziston pritja nga një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare, dhe këto pritje nuk janë për t’u befasuar. Nëse dëshirojmë të jemi pjesë e bashkësisë euro-atlantike, atëherë partnerët tanë nga këto bashkësi presin që ne të ndjekim atë që është magjistrale e orientimit të politikës së jashtme të këtyre bashkësive”, ka deklaruar Gjukanoviq të hënën në Berane.
I pyetur nëse Mali i Zi do ta njohë pavarësinë e Kosovës, dhe kur, Gjukanoviq ka thënë se, “obligim i pushtetit, para se gjithash, është të orientohet në bazë të interesit shtetëror”.
Kohë më parë, nënkryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve, Svetozar Maroviq, ka deklaruar se ekzistojnë presionet e caktuara ndaj Malit të Zi për ta njohur pavarësinë e Kosovës – ndërsa gjatë ditëve të fundit njohjen e Kosovës nga ky shtet e kanë kërkuar edhe ambasadorët e Britanisë dhe SHBA-ve në Podgoricë.
Burimi / Telegrafi