Arbëreshët e italisë prezantuan kulturën e tyre në festivalin “Skena Verore” në Ulqin

September 11, 2008   | Kulturë / Kultura, Shtypi / Mediji

Një kulturë që rigjeneron
– Profesor Françesko Altimari e ka cilësuar prezantimin e kulturës arbëreshe në Ulqin si një etapë të re në marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve arbëreshe dhe shqiptarëve në Mal të Zi. “Komunitetet tona janë të lashta dhe kanë rëndësi në Europën e re. Këto komunitete kanë një rol të rëndësishëm sepse transmetojnë vlera”, ka thënë ai. Profesor Anton Berisha, ligjërues në Universitetin e Kalabrisë, tha se arbëreshët kanë krijuar disa nga veprat më të mira që janë shkruar në gjuhë shqipe. “Jemi para një letërsie me vlera të jashtëzakonshme. Poezia dhe letërsia arbëreshe në përgjithësi është një sublimim poetik përmes një gjuhe të zgjedhur, përmes një mesazhi poetik”, theksoi ai.
Për dy net me radhë, të mërkurën dhe të enjten, arbëreshët e Italisë prezantuan një pjesë të kulturës së tyre në kuadër të Festivalit “Skena Verore 2008” në Ulqin. Nën udhëheqjen e prof. Françesko Altimarit, profesor në Universitetin e Kalabrisë, arbëreshët e trevave të ndryshme të Italisë kanë prezantuar folklorin, muzikën, letërsinë dhe pjesë të tjera të kulturës së tyre.
Natën e parë, në galerinë e Qendrës së Kulturës në Ulqin, janë hapur ekspozitat me stolitë e arta të nuseve arbëreshe, përgatitur nga Muzeu Komunal i Vakaricit, ekspozita me vegla muzikore tipike të arbëreshëve të komunitetit të Shën Konstandinit, ekspozita me titull “Ballkani i parë nga Italia”, ekspozitë me fotografi dhe vizatime mbi Malin e Zi dhe viset e tjera ballkanike në revistat italiane në fillim të shekullit XX – nga komuna e Puheriut, si dhe janë mbajtur konferencat mbi letërsinë e sotme arbëreshe, muzikën arbëreshe dhe u bë prezantimi i projektit BESA (Biblioteka Elektronike e Siteve Arbëreshe).

Università della Calabria

Università della Calabria

Ndërkaq natën e dytë, në skenën në Muzeun në Kala u prezantua teleditari “Arbërishtja nga gjuhë vatre në gjuhë televizioni” dhe “Festa dhe rite tradicionale në komunitetet arbëreshe të Italisë”. Po ashtu u shfaqën recitalet muzikore me këngët tradicionale arbëreshe, nga vjershëtarët e Shën Konstandinit të paraqitura nga prof. Nikolla Skaldaferri, si dhe këngë moderne arbëreshe.
Ideja për prezantimin e kulturës arbëreshe në Ulqin ka lindur vitin e kaluar kur një delegacion nga Ulqini, nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, mori pjesë në Festivalin për Fëmijë në Kalabri.
Profesor Françesko Altimari, njeriu kryesor për jetësimin e kësaj ideje, e ka cilësuar këtë si një etapë të re në marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve dhe se ekziston mundësia që këto marrëdhënie të vazhdojnë.
“Komunitetet tona janë të lashta dhe kanë rëndësi në Europën e re. Këto komunitete kanë një rol të rëndësishëm sepse transmetojnë vlera. Tani nuk kemi më shtete të vjetra mononacionale sepse shtetet e reja ndërtohen mbi bazën e diferencimeve”, ka thënë ai.
Altimari ka theksuar se arbëreshët kanë një traditë të mirëfilltë e cila rigjeneron.
Për letërsinë e sotme arbëreshe foli profesor Anton Berisha, ligjërues në Universitetin e Kalabrisë.
Ai tha se arbëreshët kanë krijuar disa nga veprat më të mira që janë shkruar në gjuhë shqipe.
“Jemi para një letërsie me vlera të jashtëzakonshme. Poezia dhe letërsia arbëreshe në përgjithësi është një sublimim poetik përmes një gjuhe të zgjedhur përmes, një mesazhi poetik”, theksoi Berisha.

Anton Nikë Berisha

Anton Nikë Berisha

Sipas Berishës, arbëreshët janë shembull i një ekzistence nëpër kohë, kurse letërsia është një shembull që dëshmon për pasurinë shpirtërore arbëreshe.
“Ishte pasuria e tyre shpirtëtore që i mbronte e jo sepse jetonin në zona të ndaluara dhe të mbyllura”, përfundoi Berisha.
Për muzikën arbëreshe foli prof. Nikolla Skaldaferri nga Universiteti i Milanos.
Ai tha se karakteristikë e muzikës arbëreshe është polifonia dy-tre zëreshe.
Gjatë natës së parë pjesëmarrësit i përshëndetën edhe kryetari i Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, dhe në emër të përfaqësuesve të komunave arbëreshe, Aldo Marino, kryetar i Komunës së Vakaricit.
Delegacioni arbërsh përbëhej nga përfaqësues të disa komunave ku jetojnë arbëreshët, profesorë të universiteteve, anëtarë të grupeve muzikore arbëreshe, etj.
I. Kallaba
Burimi / Koha Javore

YouTube Preview Image

Apatin,  Aran?elovac,  ?uprija,  ?a?ak,  ?apljina,  ?itluk,  ?abac,  ?ipovo,  ?iroki Brijeg,  ?ep?e,  ?ivinice,  Ba?ka Palanka,  Banja Luka,  Banovi?i,  Be?ej,  beograd,  Biha?,  Bijeljina,  Bor,  Bor?a,  Bosanska Gradi?ka,  Bosanska Krupa,  Bosanski ?amac,  Bosanski Brod,  Bosanski Novi,  Br?ko,  Bu?im,  Bugojno,  Cazin,  Crna Gora,  Derventa,  Doboj,  Donji Vakuf,  Drvar,  Dubrovnik,  Fo?a,  Fojnica,  Glamo?,  Gora?de,  Gornji Milanovac,  Gornji Vakuf,  gostivar,  Gra?anica,  Grada?ac,  Gradiska,  Grahovo,  Had?i?i,  Ilid?a,  In?ija,  Jablanica,  Jagodina,  Jajce,  Kakanj,  Kalu?erica,  Kikinda,  Klju?,  Konjic,  Kotor Varo?,  Kragujevac,  Kraljevo,  Kru?evac,  Kula,  Kupres,  Lakta?i,  Lazarevac,  Leskovac,  Livno,  Ljubinje,  ljublana,  Ljubu?ki,  Loznica,  Lukavac,  Maglaj,  Mladenovac,  Modri?a,  montenegro erlajnz,  mostar,  Mrkonji? Grad,  Neum,  Ni?,  Novi Pazar,  Novi Sad,  Novi Travnik,  Obrenovac,  Od?ak,  ohrid,  Ora?je,  Pale,  Pan?evo,  Para?in,  Pirot,  Po?arevac,  Podgorica,  Priboj,  Prijedor,  Prokuplje,  Prozor,  pula,  rijeka,  Ruma,  Sanski Most,  Sarajevo,  Senta,  serbija,  sibenik,  skopje,  Smederevo,  Smederevska Palanka,  Sokolac,  Sombor,  split,  Srebrenica,  Srebrenik,  Sremska Mitrovica,  Stolac,  Struga,  Subotica,  Temerin,  Tesli?,  tetovo,  Travnik,  Trebinje,  tuzla,  U?ice,  ulcinj,  Valjevo,  Velika Kladu?a,  Vi?egrad,  Visoko,  Vitez,  Vogo??a,  vojvodina,  Vranje,  Vr?ac,  Vrbas,  zadar,  Zagreb,  Zaje?ar,  Zavidovi?i,  Zenica,  Zrenjanin,  Zvornik,copacabana ulcinj,  h?tels,  hotel ulqin,  Kosova,  Mali i Zi,  Maqedonija,  Montenegro,  montenegro tourisme plage,  montenegro ulcinj,  Shpallje Falas,  Shpallje Falas per shitjen e shtepis se juaj,  Shpallje Falas per villat e juaj,  Shpallje Falas Real Estate,  Shpallje Falas turistike,  shqiperija,  tourisme,  Ulci?,  ulcinj,  ulqin,  ulqin hotel,  ulqini,  ulqini 2007,Ada Bojana,  Alba?czyk,  Cita di Dolcino,  Copacabana,  Czarnog?ra,  Czarnog?rzec,  Don Kichota,  Ma³a Pla¿a,  Mandra,  MIGUEL DE SERVANTES,  p?³wyspy Marjan,  Pla¿a Valdanos,  Rzeka Bojana,  Shas / ?as / Sva?,  Ulci?,  Ulcinjsk¹ Riwier?,  Wielka Pla¿a,  Wyspa Bojana,GORA,??????????,???????,??????????, ?ern? Hora,TO ULCINJ / ULQIN,MONTENEGRO, Czarnog?ra, Muntenegru, ????? ????, Montenegr?,villa ? louer ? ulcinj, location de vacance, location saisonni?res, louer chambres,location de vacance, Locations vacance, h?bergements vacances, locations villa, logements de vacances, location maison avec piscine, Location vacance, locations de vacance, h?bergements de vacances, location, locations entre particulier, logements vacance, vacances ? Mont?n?gro - location ? Ulcinj ,location  de bigorre,Albaniku,  Artana,  Bujanoci,  Burimi,  Dardana,  Dardan?,  De?an,  Dibra,  Drenas,  Drenasi,  Ferizaj,  Ferizaji,  Fush? Kosova,Besplatni internet oglasi,Besplatni oglasi,besplatni mali oglasi,besplatni turisti?ki oglasi,oglasi, usluge, turizam,Turisti?ke usluge,Doma?i turizam,Besplatni Oglasnik,Brzi Oglasi Besplatno,Besplatno OglasavanjeTurizam,besplatni oglasi sa slikom,Turisticki informator besplatni,li?ni-oglasi,BESPLATNI Turisticki OGLASI SA SLIKAMA,BESPLATNI Turisticki Oglasi saVideom,turisticki smestaj oglasi,Turisti?ki vodi? balkana,BESPLATNA REZERVACIJA SMESTAJA,Postavite besplatno Vas oglas,FREE TOURIST GUIDES,Izdavanje-Turizam oglasi,Balkan Turisticki vodic,shpallje turistike falas,Shpallje Falas,Shpallje falas per Komplekse Turistike,Lajmerime,Njoftime,shpallje shqip per shqiptaret ne shqiperi kosova maqedoni,mal te zi,Fush? Kosov?,  Gjakova,  Gjakov?,  Gjilan,  Gjilani,  Gostivari,  Istog,  Istog·,  Ka?anik,  Ka?aniku,  Kastrioti,  K?r?ova,  Klina,  Klin?,  Kumanova,  Leposaviq,  Leskovci,  Likova,  Lipjan,  Lipjani,  Malisheva,  Malishev?,  Manastiri,  Medvegja,  Mitrovica,  Mitrovic?,  Novob?rd?,  Obiliq· Rahovec,  Ohri,  Peja,  Pej?,  Podujeva,  Podujev?,  Presheva,  Prishtina,  Prishtin?,  Prizren,  Prizreni,  Rahoveci,  Sharri,  Sharri (Kosov?),  Shkupi,  Sht?rpca,  Sht?rpc?,  Shtime,  Sk?nderaj,  Struga,  Tetova,  Theranda,  Therand?,  Triumf Riza,  Veleshta,  Viti,  Vitia,  Vushtrri,  Vushtrria,  Zubin Potok,  Zubin Potoku,  Zve?an,  Zve?ani,Struga,Gostivari,Gostivar,Ker?ova,Tirana,Durr?si,Elbasani,Shkodra,Tuzi,Vlora, Kor?a,Fieri,Berati,Lushnja ,Kavaja,Pogradeci,La?i,Gjirokastra,Patosi,Kruja,Ku?ova,Kuk?si,Lezha,Saranda,Peshkopia,Burreli,C?rriku,?orovoda,Shijaku,Librazhdi,Tepelena,Gramshi,Poli?ani,Bulqiza,P?rmeti,Fush?Kruja,Kamza,Rr?sheni,Ballshi,Mamurrasi,BajramCurri,Erseka,Peqini,Divjaka,Selenica,Bilishti,Roskoveci,Puka,Memaliaj,Rrogozhina,Ura Vajgurore,Himara,Delvina,Vora,Kopliku,Maliqi,P?rrenjasi,Kruma, Libohova,Orikumi,Fush?-Arr?za,Sh?ngjini,Rubiku,Miloti, Leskoviku,Konispoli,K?lcyra,Krasta,K?rraba,Manastiri,Hara?ina,Likova,Prilepi,Zajazi,Vrap?ishti,Bogovin?,