Corrin Barnett filloi fushatën për të ndihmuar shkollën e mesme “25 maji” në Tuz
Corrin Barnett, bashkëshortja e kryetarit të qytetit Rochester Hills, Bryan Barnett, filloi fushatën për të ndihmuar shkollën e mesme “25 maji” në Tuz
“Two for Tuzi”
Corrin Barnett, bashkëshortja e kryetarit të qytetit Rochester Hills (SHBA), Bryan Barnett, ka filluar një fushatë për të ndihmuar Shkollën e Mesme “25 Maji” në Tuz.
Aksioni është titulluar “Two for Tuzi” (“Dy për Tuzin”) dhe ka për qëllim grumbullimin e donacionit për Shkollën e Mesme “25 Maji” në Tuz.
Përmes këtij aksioni u bëhet thirrje qytetarëve të Rochester Hills që me rastin e blerjes së mjeteve shkollore për fëmijët e tyre, t`i blejnë nga dy, pra edhe për nxënësit e Tuzit.
Ideja për nisjen e këtij aksioni i lindi znj. Barnett gjatë vizitës që i bëri pak kohë më parë ajo me bashkëshortin e saj Bryan Barnett komunës së Tuzit, me ç`rast vizituan edhe Shkollën e Mesme “25 Maji”.
Znj. Barnett u befasua për të keq nga kushtet në këtë shkollë, biblioteka e zbrazët dhe vetëm dhjetë kompjuterët të cilët i disponon kjo shkollë me më shumë se 600 nxënës.
Burimi / Kohapress