Janjic: Mali i Zi te permbahet per nismen serbe

September 16, 2008   | Politika, Shtypi / Mediji

Drejtori i Forumit per Marredhenie Etnike ne Beograd, Dushan Janjic i ka bere thirrje Malit te Zi qe te tregohet i permbajtur ndaj nismes serbe per te çuar pavaresine e Kosoves ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise.
Sipas tij, kjo nisme nuk do te jete kurre ne rend dite ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se pasi nje numer i madh vendesh, ne vecanti ato perendimore, nuk e perkrahin ate.
“Mendoj se Mali i Zi nuk duhet ta harxhoje zerin e vet. Me mire ta ruaje zerin sepse do te ishte nje ze kunder Perendimit dhe Malit te Zi ne kete moment nuk i leverdis te dale kunder Perendimit”, ka pohuar Janjic.
Ai ka shtuar me tej se nisma e Serbise eshte e koordinuar me Rusine dhe po parashtrohet ne nje moment kur marredheniet e Moskes dhe Perendimit jane te tendosura.
Burimi / Top-Channel