Alberie Hadergjonaj – Pas rikthimit,Mentori më dhuroi një makinë dhe një lokal në Mal të Zi

September 17, 2008   | Shtypi / Mediji, Turizmi / Turizam

Këngëtarja e njohur thyen heshtjen. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Plus” rrëfen dashurinë e re me Mentorin, dhe rikthimin në jetën intensive të koncerteve:
Ktheheni në Shqipëri, pas një periudhe që ndodheshit në Ulqin. Si i kaluat këto muaj atje, dhe me çfarë u morët?
Ndryshe nga vitet e tjera këtë vit kam punuar gjatë gjithë verës. Kaluam shumë mirë, por ç’është e vërteta sivjet jo siç shumë vite, në Ulqin kishte shumë pak turistë shqiptarë. Ishte një sezon shumë i dobët për të gjithë turizmin në Ulqin.
Me cilin kompozitor do të bashkëpunoni?
Shumë shpejt do të nxjerr në treg albumin tim të katërt. Do jem pjesëmarrëse dhe te festivali “Kënga magjike” me kompozitorin e mirënjohur Adrian Hila.
Si mund ta komentonit tani Albërien, pas shumë viteve që kaloi vetëm larg bashkëshortit? Dhe cila është atmosfera tashmë në familjen tuaj?
S’ka koment. Jemi një familje më solide se kurrë. Kemi kuptuar se pa njëri-tjetrin s’mund të jetojmë.
Jeta juaj në çift, tashmë pas zhurmës që u krijua për divorcin?
Divorci nuk ka ekzistuar kurrë. Sepse ligjërisht nuk kemi qënë të martuar. Por nga data 1 shtator 2008 kurorëzova ligjërisht dashurinë time për Mentorin.
Dhurata më e shtrenjë që keni marrë nga Mentori pas kthimit të tij në shtëpi, po ashtu dhurata që i keni bërë ju?
Kam shumë dhurata nga Mentori, por së fundmi para një muaji më dhuroi një makinë të re, dhe lokalin në Mal të Zi, që është i mrekullueshëm, Restorant “Engjëll’.
Ju çfarë i dhuruat?
Unë i dhurova një orë shumë të bukur dhe sigurisht dashurinë time të sinqertë.
Ju ka shkuar ndonjëherë në mendje ta lini muzikën, dhe si e shikoni këtë moment të karrierrës suaj?
Asnjëherë, sepse muzika më buron nga shpirti.
Po marrëdhënia me vajzat tuaja, Agnesën dhe Anxhelinën cila është pasi ato tashmë janë vajza të rritura. Ato do të bëhen këngëtare, apo jo?
Janë shumë të mira, më konsiderojnë dhe si shoqe. Të them të drejtën jam nëna më e lumtur në botë, që kam dy vajza të mrekullueshme. Vajza e vogël Angjelina, shumë shpejt do jetë aktive në skenë dhe jam e bindur, se do të jetë një yll që do shkëlqejë në muzikë.
Cila është jeta që bëni, gjendja juaj ekonomike?
Një jetë ashtu si dimë ne të jetojmë, për mrekulli. Na ka dhënë Zoti mundësi që të çajmë në jetë, dhe s’na mungon gjë.
Për çfarë ka sakrifikuar Albëria më shumë në jetën e saj, dhe për çfarë do të sakrifikonte tani e tutje?
Familjen dhe vetëm familjen.
Ju hyni tek femrat e forta, apo më shumë e përkushtuar?
Tek të dyja. Të fortë më ka bërë jeta, ndërsa që jam femër e përkushtuar e kam të trashëguar nga familja ime.
Do të vazhdonii të bashkëpunoni me Don Pizhi, dhe kënga “E ndezim pak” çfarë solli ndryshe në stilin si këngëtare?
Pse jo, Don Pizhi, pra Fatmiri dihet se është i mrekullushëm kënga “E ndezim pak”, është shumë shumë e veçantë dhe e bukur. Tek unë s’ka sjellë asnjë ndryshim sepse unë i këndoj të gjitha rrymat e këngëve dhe jam e lumtur për këtë fakt.
Si nis dita juaj?
Kafja e mëngjezit, punët që kam në studiot e muzikës, apo provat që bëj me zërin. Ndonjë ndihmë që mund t’i jap Mentorit në punët e veta nganjëherë, dhe tashmë shumë shpesh udhëtimet për koncerte të ndryshme si dhe të jem me vajzat pasdite. Por asnjë ditë nuk i ngjan tjetrës.
Ju trembin vitet, dhe realisht çfarë mendoni për konkurencën në muzikë mes dy brezave, vajzave shumë të reja dhe brezit tuaj?
Brezi im janë shoqet dhe koleget e mia Bleona, Ledina, Leonora Jakupi. Të them të drejtën nuk na trembin fare brezi i ri. Kam mendimin se edhe kur të arrij moshën e Madonnes 50 vjeç, do jem po kaq në formë.
Ju çfarë bëni për të kapur kohën e humbur, dhe çfarë ju ka mbetur peng nga mosha, kur ishit 15-20 vjeç?
Asgjë me moshën, në moshën e adoleshencës kam shëtitur botën. Rrita fëmijët, bëra shkollën, fitova çmime, dhe s’kam humbur kurrë kohë.
Dihet që ju jeni martuar shumë e re. Në fakt është mirë apo keq, ta nisësh jetën në atë moshë?
Në rastin tim kam qenë me fat por në kohën e sotme, gjërat kanë ndryshuar dhe vajzave nuk ua këshilloj të martohen të reja.
Jeni për operacionet plastike, dhe hyni tek femrat artiste që mund të përmirësojnë pamjen e tyre?
Për momentin s’e shoh të nevojshme, por më vonë pse jo. Artistet duhet të jenë në formë gjithnjë.
Keni menduar ndonjëherë të largoheni përgjithnjë nga Shqipëria, dhe cili është vendi ku do dëshironit të jetoni?
Mbas fëmijërisë time në Amerikë, unë u rrita në Tiranë, dhe s’mendoj të largohem, por ndoshta për hir të vajzave bëj gjithçka dhe mund të shkoj pas tyre.
Klotilda harka
Burimi / Panorama

YouTube Preview Image