Mal i Zi, seance per njohjen e Kosoves

September 17, 2008   | Politika, Rajoni / Region, Shtypi / Mediji

Kryetari i Parlamentit malazez, Ranko Krivokapic ka caktuar për 3 tetor seancën arlamentare ku do të diskutohet rreth Projekt-Rezolutës për njohjen e Kosovës.
Mediat malazeze sot bëjnë të ditur se “Mali i Zi sigurisht se do të njohë pavarësinë e Kosovës në fillim të muajit të ardhshëm për shkak se 41 deputetët e koalicionit qeveritar të martën pasdite kanë nënshkruar Projekt-Rezolutën për njohjen e Kosovës”.
Në Projekt-Rezolutë nënvizohet se Mali i Zi “është i gatshëm që të pranojë realitetin politik që vendet anëtare të BE-së dhe NATO e kanë vlerësuar si të rëndësishëm për stabilitetin rajonal dhe në këtë drejtim Mali i Zi po e ndjekë politikën e integrimeve evropiane dhe evroatlantike, informon agjencia e lajmeve INA.
Reagime ndaj Projekt-Rezolutës kanë shprehur partitë opozitare që janë të përfaqësuara nga shumica e komunitetit serb në Mal të Zi.
Burimi / Top Channel

1