Më 3 tetor Mali i Zi deklarohet për Kosovën?
Mali i Zi pritet që në seancën plenare të 3 tetorit të thirrur nga Kryetari i Parlamentit malazez, Ranko Krivokapic, të sqarojë qëndrimin për Kosovën, rreth njohjes apo o të shtetit të Kosovës. Në këtë seancë do të diskutohet rreth Projekt-Rezolutës për njohjen e Kosovës. Mediat malazeze të mërkurën kanë njoftuar se “Mali i Zi sigurisht se do të njohë pavarësinë e Kosovës në fillim të muajit të ardhshëm, për shkak se 41 deputetët e koalicionit qeveritar të martën pasdite kanë nënshkruar Projekt-Rezolutën për njohjen e Kosovës”. Në Projekt-rezolutë nënvizohet se Mali i Zi “është i gatshëm që të pranojë realitetin politik që vendet anëtare të BE’së dhe NATO’s e kanë vlerësuar si të rëndësishëm për stabilitetin rajonal dhe në këtë drejtim Mali i Zi po e ndjek politikën
e integrimeve europiane dhe euroatlantike”. Reagime ndaj Projekt – Rezolutës kanë shprehur partitë opozitare që janë të përfaqësuara nga shumica e komunitetit serb në Mal të Zi.
Burimi / Gazeta Express