Mali i Zi dhe Maqedonia janë marrë vesh për njohjen e Kosovës

September 21, 2008   | Politika, Shtypi / Mediji

Lëvizja prej numrit të 43 shteteve anëtare të OKB-së të cilat kanë njohur shtetin e Kosovës, është një interes i dorës së parë i Prishtinës dhe i Perëndimit.
Në këtë aspekt, shenjat e ditëve dhe javëve të fundit kanë qenë që kosovarët mund tëi gëzohen së shpejti tri njohjeve të reja, që do të mund të vinin prej Maltës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, shkruan në numrin e ditës së martë e përditshmja prishtinase,Zëri..
Sipas kësaj gazete, Malta do të duhej të bëhej shteti i 21-të i Bashkimit Evropian që do ta njihte Kosovën. Ky është një interes i madh jo vetëm i Kosovës, por edhe i BE-së, sepse shtetet që do të mbesin pa na njohur, në kuadër të BE-së, do të ndihen gjithnjë e më keq, me të shtuar të numrit të anëtarëve të Bashkimit Evropian që kanë mirëpritur pavarësinë e Kosovës.
Shpresa e kosovarëve është që edhe Portugalia nuk do ta vonojë shumë njohjen, dhe që kështu, do të mbesin pesë shtete të BE-së pa e dhënë ëdritën jeshileë për pavarësinë e Kosovës: Spanja, Rumania, Sllovakia, Greqia dhe Qipro.
Nga ana tjetër, po qe se fqinjët e Kosovës, Maqedonia dhe Mali i Zi, do të hynë në listën e të shteteve që do të vendosin marrëdhënie të plota diplomatike me Kosovën, atëherë, ky do të ishte një depërtim njëmend me peshë të madhe politike dhe diplomatike, vlerëson kjo gazetë. Kosovën, aktualisht, e ka njohur vetëm një fqinj, Shqipëria, prej katër sa i ka: Dihet fare mirë se ëfarë janë raportet e Kosovës me Serbinë, prandaj, këtu, mbase edhe për një kohë të caktuar, nuk mund të llogaritet në një kthesë pozitive. Por Maqedonia dhe Mali i Zi, në forma të ndryshme, pos tjerash, edhe përmes lajmit për njohjen e pasaportës së Republikës së Kosovës, kanë bërë me dije për synimin që kanë.
Sië ka kuptuar gazeta ëZërië prej burimeve diplomatike perëndimore, duket që Shkupi dhe Podgorica janë në një proces të koordinimit të njohjes së Kosovës, ashtu që së bashku, Mali i Zi dhe Maqedonia, do të duhej ta njihnin Kosovën. Maqedonia, në mars të këtij viti, apo, një muaj pas (ri)shpalljes së pavarësisë së Kosovës nga ana e Kuvendit të Kosovës, ka qenë pjesë përbërëse e një ndërmarrjeje të tillë, që pati bërë bashkë Kroacinë, Hungarinë, Bullgarinë, Maqedoninë dhe ëekinë. Por, në ëastet e fundit, ëekia dhe Maqedonia u shkëputën prej këtij synimi që pesë shtete ta njohin njëkohësisht Kosovën. ëekia, megjithatë, e bëri këtë më vonë, ndërsa Maqedonia hyri në telashet e njohura, pasi që nuk mori ftesën, në Samitin e Paktit NATO, që u mbajt në fillim të muajit prill në Bukuresht, për tëiu bashkuar Paktit NATO, në vijim të problemeve të njohura sa i përket emrit (me Greqinë). Në ndërkohë, Shkupi dhe Prishtina kanë shënuar përparim në punën e Komisionit të përbashkët Kosovë-Maqedoni (obligim ky që del edhe nga Propozimi Gjithëpërfshirës i Presidentit Ahtisari), për shënjimin e kufirit, prandaj, duket që Qeveria e re e Maqedonisë ka motiv shtesë për tëi hyrë njohjes së shtetit të Kosovës. Por, në mënyrë që ta tejkalojë më lehtë këtë sprovë (si për Maqedoninë, ashtu edhe për Malin e Zi, është evidente që ekziston një drojë se si do të reagojë Serbia ndaj njohjes), Maqedonia është dakorduar me Malin e Zi për njohje të përbashkët.
Do të ishte kjo një shenjë e mirë për Kosovën, sepse pos Serbisë, tre fqinjët tjerë të saj do ta njihnin pavarësinë e Kosovës.
Burimi / Lajmpres