Ambasadori turk në Mal të Zi, Murat Ouz,vizitoi të marten Ulqinin

Biznesi turk i interesuar për Ulqinin
Ulqin – Kryetari i Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, priti të martën ambasadorin e Turqisë në Mal të Zi, Murat Ouz.
Hajdinaga e njoftoi ambasadorin turk me kontaktet dhe bashkëpunimin që komuna e Ulqinit ka me Agjencinë Turke për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Zhvillim (TIKA), për pjesëmarrjen e grupeve folklorike të Ulqinit në disa qendra të Turqisë dhe për takimet që ka zhvilluar me zyrtarët turq.
Ai e njoftoi z. Ouz edhe për investimet që priten të realizohen në Ulqin, me theks të veçantë në fushën e turizmit, si dhe për mundësinë e pjesëmarrjes së kompanive të fuqishme turke në këto investime.
Nga ana tjetër, ambasadori Ouz vlerësoi pozitivisht bashkëpunimin me TIKA-n dhe paralajmëroi që projektet e nominuara nga Komuna e Ulqinit presin pëlqimin e Ankarasë zyrtare.
Ai tha po ashtu se në nëntor pritet që përfaqësuesit e Ministrisë për Zhvillim Ekonomik të Malit të Zi të vizitojnë Turqinë me çzrast biznesmenëve turq do tzu prezantojnë mundësinë e investimeve në Mal të Zi.
Ambasadori Ouz theksoi se aktualisht në Mal të Zi janë të pranishme disa kompani turke dhe se interesimi i tyre është gjithnjë e në rritje.
Në takim u bisedua edhe për mundësinë e bashkëpunimit në fusha të tjera.
Burimi / Kohapress