Tadic: Njohja e Kosoves nga Mali i Zi, e papranueshme
Presidenti serb Boris Tadic ka deklaruar se njohja e Kosoves nga Mali i Zi do te ishte nje gjest i papranueshem per Beogradin. Deklaraten e tij Tadic e beri pas nje takimi me homologun malazez Filip Vujanovic.
“Une kam paraqitur qendrimin se njohja e Kosoves nga Podgorica zyrtare do te ishte nje gjest plotesisht i papranueshem dhe se Mali i Zi duhet te ndjeke reagimet e Serbise pasi nje gjest i tille nuk do t’i sherbente askujt”, ka pohuar Tadic.
Presidenti serb i ka bere thirrje bashkesise nderkombetare qe te mos ushtroje presion ndaj Malit te Zi. “Jemi gati te ndermarrim nje aksion diplomatik per te bindur vendet qe e kane njohur pavaresine e Kosoves se ushtrimi i presioneve ndaj Malit te Zi eshte dicka jofunksionale dhe e panevojshme”, ka shtuar Tadic.
Nderkohe, presidenti malazez ka deklaruar ne nje interviste televizive se Mali i Zi do te prononcohet per Kosoven kur kjo ceshtje te jete ne rend te dites ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se.
Burimi / Top Channel






