Kumtesë e Forcës së re demokratike:(Mos)themelimi i Organizatës lokale Turistike në Ulqin

September 25, 2008   | Lajmet / Vijesti, Politika, Turizmi / Turizam

Ligji mbi organizatat turistike është miratuar ne fillim të vitit 2004 dhe ishte obligim ligjorë i çdo komunë të themelojë organizatën lokale Turistike.
Komuna e Ulqinit është e vetmja komunë, në Mal të Zi, e cila nuk e zbatoj  ligjin dhe nuk e formoi organizatën turistike dhe me këtë sjelli dëm të madh qytetarëve, Komunës dhe Republikës.
Arsyet për mos themelimin e kësaj organizate zyrtarisht nuk janë të shpallur por mundet të dyshohet se ajo është vetëm për  shfrytëzimin e paligjshëm dhe të paarsyeshëm të mjeteve financiare.
Për fat të keq deri sot e kësaj dite askush nuk e ndien veten përgjegjës për dëmin i cili është i pa kompensueshëm.
Vendimi për themelimin e organizatës turistike, në mbledhjen e kuvendit të Ulqinit është aprovuar në Nëntor të vitit 2007. por ende nuk ka filluar zbatimi i këtij vendim.
Me ketë vendim janë caktuar të ardhurat ligjore të cilët i takojnë organizatës Turistike por këto të ardhura nuk realizohen dhe kështu Komuna e Ulqinit dhe Republika humbin mjete të konsiderueshme.
Burimet finansiare kryesore të Organizatës turistike janë:
–    Taksa e banimit
–    Taksa Turistike
–    Taksa e piknikut
–    Taksa e objekteve të përkohshme

Nga të gjitha këto burime e vetmja taksë e cila paguhet është taksa e banimit por edhe kjo  në mënyrë të paligjshme.
Edhe Revizori Republikan ka konstatuar se taksa e banimit në Ulqin shpenzohet në mënyrë të pa ligjëshme pra për shpenzime tjera e jo për atë se çka janë paraparë.
Qytetarët mashtrohen kinse organizata është e themeluar. Bile, edhe ne panairin e turizmin në Budvë, në muajin shkurt të këtij viti ,me germa të mëdha ishte e shkruar “Organizata Turistike Ulqin” që të fitohet bindja që kjo organizatë është themeluar dhe funksionon.
Të nderuar, qytetarë, të nderuar qiradhënës, të nderuar hotelier,
Mosfunksionimi i organizatës lokale turistike, pagimi paushall dhe i paligjshëm i  taksës së banimit, shpenzimi i paligjshëm i këtyre mjeteve, mos vjelja e mjeteve në bazë të burimeve tjera ligjore, venë në dyshim përgatitjen e sezonit  turistik për vitin 2009.
Ky reagim ka për qëllim që edhe njëherë të tërheq vëmendjen funksionarëve lokal që të mos mashtrojnë qytetarët por të zbatojnë vendimet dhe Ligjet, e në kohë të fillojnë përgatitjen për sezonit turistik 2009.
Sezoni i dobët turistik i këtij viti, do të ketë pasoja afatgjate dhe qytetarët nuk do të rezistojnë rënien e  vazhdueshme të të ardhurave nga turizmi.
Të gjithë ne synojmë të kemi turizëm elitë, por turizmi elitë kërkon një strategji  tjetër dhe seriozitet. Sigurisht, nuk do zhvillojmë turizëm elitë më këtë nivel pastërtie,me këto rrugë,me ketë sistem të kanalizimit dhe me këto kapacitete turistike.
Pushteti ekzekutiv i Ulqinit, me këtë papërgjegjësi, do të bie qytetarët tanë në një situatë të vështir dhe për këtë arsye përsëri lusim organet përgjegjëse Republikane të përcjellin situatën në Ulqinit dhe të urdhërojnë kryetarin e komunës,z-ni Hajdinagën, që të themelojë organizatën turistike, sepse Ulqini mund të behet përsëri qyteti lider i turizmit të Malit të Zi.

Ulqin, me 25-09-2008
Shërbimi informativ

YouTube Preview Image