Mali i Zi e Maqedonia premtojne njohje te shpejte
Udhëheqësit kosovarë kane marre nga Mali i Zi dhe Maqedonia se dy vendet fqinje do ta njohin shumë shpejt pavarësinë e Kosovës.
Presidenti kosovar, Fatmir Sejdiu dhe ministri i jashtëm, Skënder Hyseni u takuan ne Nju Jork me kreun e shtetit malazez Filip Vujanovic dhe atë maqedonas, Branko Cërvenkovski.
Mesohet se Vujanovic i ka siguruar bashkëbiseduesit nga Prishtina se Mali i Zi nuk do ta shtyje gjate vendimin per njohjen e kosoves-shtet.
Edhe Cërvenkovski premtoi nga ana e tij se do te dilet shpejt me nje vendim per ceshtjen.
Me dy lideret rajonale u takua ne Nju Jork dhe presidenti serb boris tadic, i cili u kerkoi me ngulm te mos e njohin pavaresine e kosoves.
Ai kerkoi mbeshtetjen e tyre per rezoluten serbe qe nuk pranon ligjshmerine e shkeputjes se Kosoves nga Serbia.
Vete autoritetet kosovare jane te pashqetesuara nga nisma serbe, megjithese ajo ka hyre ne rendin e dites se asamblese se pergjithshme te OKB-se, dhe jane plotesisht te bindur se ajo do te deshtoje.
Delegacioni i Kosoves pati ne New York takime te shkurtra me sekretaren amerikane të shtetit, Condoleeza Rice dhe sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jaap de Hop Schefer.
Burimi / Top Channel