Mali i Zi bën liberalizimi i vizave me Rusinë
Mali i Zi dhe Rusia nënshkruan në New York marrëveshjen për liberalizimin e vizave mes këtyre dy shteteve.Marrëveshjen e nënshkruan shefat e diplomacive të dy vendeve, Milan Rocen dhe Sergej Lavrov. Marrëveshja do të fuqizohet më së voni pas një muaji. Siç raportoi Televizioni i Malit të Zi, Lavrov tha se është i kënaqur me raportet mes Rusisë dhe Malit të Zi. Siç tha, Rusia është e kënaqur me përkrahjen që Qeveria malazeze po ia jap biznesit rus dhe është e
gatshme që kjo të jetë në bazë reciproke me rritjen e importit të mallit malazez në Rusi. “Shpresojmë se së shpejti edhe kjo do të kryhet”, përfundoi Lavrov.
Burimi / Gazeta Express