Diaspora ndihmon sërish shtëpinë e shëndetit në ulqin
Edhe një autoambulancë donacion
Ulqin – Shtëpia e Shëndetit në Ulqin do të pajiset së shpejti edhe me një autoambulancë tjetër tip furgon, falë ndihmës së diasporës së Ulqinit që jeton në SHBA.
Aksioni është organizuar me iniciativën e Fondacionit “Dom Simon Filipaj” me seli në Nju Jork të SHBA-së.
Sekretari i këtij Fondacioni, Nazmir Osmani, thotë se paratë për autoambulancë janë grumbulluar nga bashkatdhetarët tanë që jetojnë në SHBA.
Autoambulanca ka arritur në Tivar dhe pas kryerjes së procedurës së doganimit pritet të arrijë së shpejti në Ulqin.
Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin i janë dhuruar edhe dy defilibratorë, po ashtu donacion i diasporës sonë në SHBA.
Kjo është autoambulanca e dytë që i bëhet donacion Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin brenda një kohe të shkurtër nga diaspora jonë në SHBA.
Vetëm disa ditë më parë një autoambulancë tjetër i është dhuruar Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin, konkretisht stacionit shëndetësor në Katërkollë, donacion i mjekut Bahri Ceka dhe bashkëshortes së tij Yllka, të cilët jetojnë dhe punojnë në SHBA.
i.k.
Koha Javore