Intervistë me kryetarin e kuvendit të komunës së Ulqinit, Muhamet Nika

September 30, 2008   | Reportazh / Reportaža, Shtypi / Mediji

Kuvendi ka krijuar traditë pozitive
Koha javore: Sa i ka plotësuar shumica aktuale premtimet dhe pritjet e opinionit qoftë në Kuvend, por edhe në pushtetin ekzekutiv? Juve shpesh u kanë akuzuar se keni bërë koalicion për interesa personale?
M. Nika: Kur bëhet fjalë për interesa personale, fillimisht më duhet të them se askush nuk angazhohet politikisht për të rënë në pus, pra për të punuar kundër vetvetes. Mirëpo duhet ta shikojmë se çfarë është interes personal dhe çfarë është interes i përgjithshëm?
PPD vërtet ka pasur një koalicion parazgjedhor me LD në MZ, mirëpo duhet të them që ky koalicion dështoi sepse nuk arritëm që të implementojmë Marrëveshjen. Pritëm diku rreth tetë muaj që të implementohej marrëveshja e arritur në nivel të partive shqiptare dhe atëherë kur u pa që nuk ka marrëveshje, u kemi ofruar zgjedhje të parakohshme, por nuk kanë dashur zgjedhje të parakohshme. Është praktikë e përgjithshme që kur ekziston krizë në pushtet, atëherë partia që ka pushtet, që ka shumicën, të ofrojë zgjedhje të parakohshme. Ne për këtë kemi edhe dëshmi materiale. Prandaj ne vendosëm që të shkojmë në Kuvend dhe të votojmë ato pika të cilat janë në interes të qytetarëve. Kështu që nisur nga ky aspekt duhet të them që ne jemi, po them numri 15, 16 dhe 17. Pra, jemi për të votuar ato pika të cilat janë me interes për qytetarët e Ulqinit dhe të cilat kandidohen nga Koalicioni “Për Ulqinin Evropian”. Kështu që nesër ta zëmë në zgjedhje Koalicioni “Për Ulqinin Evropian” nuk mund të thotë ose nuk mund të qahet që nuk ka mundur ta kalojë një pikë të rendit të ditës sepse nuk e ka pasur shumicën në Kuvend.
Ne nuk diktojmë politikën brenda Koalicionit “Për Ulqinin Evropian”, por kuptohet që as nuk lejojmë që me gishtat tonë të bëhet politikë, në fakt të votohet kundër interesave të qytetit të Ulqinit.
Kjo formë alternative e funksionimit të pushtetit mendoj se është duke u treguar produktive dhe ajo që më vjen mirë është fakti se tre këshilltarët e PPD-së kanë bërë një risi, një diçka të re në Komunën e Ulqinit. Edhe ai kryetar i Kuvendit që do të zgjedhet pas meje nuk do të jetë shumë i sigurt sepse mund të dalë menjëherë një person tjetër i cili mund tzi fitojë 17 gishta dhe ta rrëzojë kryetarin e mëparshëm. Pra, kemi një emancipim të skenës politike në Ulqin.
Koha javore: Pavarësisht se jeni tre këshilltarë të PPD-së që keni bërë shumicën, Ju personalisht u kanë akuzuar nga opozita, por më zëshëm nga LD në MZ, se keni tradhtuar këtë koalicion? Në këtë aspekt, sa e keni tradhtuar veprimtarinë Tuaj të mëparshme politike?
M. Nika: Nëse janë bërë tradhëti, ato kanë filluar më heret. Pra, u tradhëtua në vitin 1996 kur u bë koalicion me liberalët. Duat tzju rikujtoj se unë për këtë edhe jam larguar nga LD në MZ dhe kam dhënë dorëheqje në atë kohë. U tradhëtua përsëri në vitin 1998 në Plavë kur për të lënë UDSH-në anash, u bë koalicion me SNP-në dhe partitë radikale. U tradhëtua në Tuz duke krijuar koalicion me SNP-në. Po tradhtohet edhe sot e kësaj dite.
Ata që më akuzojnë dua tzi rikujtoj që patriotizmi nuk fillon në vitin 2007. Tani është tepër vonë. Mbase dikush do të dëshironte të fillonte patriotizmi në vitin 2007, por ai fillon në vitin 1981. Shumicën nga ata që më kanë akuzuar, sipas pikëpamjes sime, i vret ndërgjegjja për atë çfarë kanë bërë në vitin 1981.
Unë vetëm i rikujtoj që në vitin 1981 kur disa profesorë u larguan nga puna duke u etiketuar si nacionalistë e irredentistë, persona të papërshtatshëm, ata apo familjarët e tyre zunë vendet e profesorëve të nderuar duke dhënë lëndët të cilat i japin edhe sot. Unë mendoj se nuk ka turp më të madh sesa në kohën e diferencimeve politike të jesh me anën tjetër.
Sipas tyre, unë kam tradhëtuar që në momentin kur kam dhënë dorëheqje nga LD në MZ. Arsyet e dhënies së dorëheqjes janë të qarta dhe janë të njohura për opinionin dhe i kam botuar edhe në libër, por dua të them se ata faktikisht na përjashtuan nga Koalicioni shqiptar dhe për të qenë sa më konkret dua të them që ata i prishen simbolet e PPD-së sepse PPD-ja u formua duke shfrytëzuar pakënaqësinë popullore në Komunën e Ulqinit me rastin e keqpërdorimit të mjeteve të BE-së. Ne në thamë që nëse vijmë në pushtet do të bëjmë përpjekje për kthimin e mjeteve të BE-së. Mirëpo me ardhjen tonë në pushtet nuk lejuan që të bëjmë revidimin e mjeteve të BE-së, pastaj nuk na lejuan që ta çojmë interpelancën deri në fund, pra të bëjmë kontrollin e pushtetit dhe nuk na lejuan edhe shumë punë të tjera. Ata preken në simbolet e PPD-së dhe ne u detyruam që të tërhiqemi.
Kur jemi te politika shqiptare, mua mjerisht më duket se te subjektet politike shqiptare në Mal të Zi ekzistojnë dy ndarje të mëdha: nga njëra anë janë ato parti të cilat përkrahin politikën zyrtare të Qeverisë së Malit të Zi dhe angazhohen për Malin e Zi shtet të pavarur, kurse nga ana tjetër janë ato parti politike të cilat janë të lidhura me politikën serbe dhe proserbe e të cilat nuk i pengon as ajo që i thonë Union Serbi – Mali i Zi.
Unë mendoj se është duke na u përsëritur historia sepse gjithmonë ne shqiptarët kemi pasur njerëz të cilët kanë qenë të lidhur me Beogradin në vend se me Podgoricën, por unë mendoj se në qoftë se deri tani ata kanë qenë të dëmshëm, tani kanë filluar të bëhen edhe të rrezikshëm. Mua më duket se është lajthitje që në këtë kohë kur Serbia e mohon shtetësinë e Kosovës dhe po mundohet me çdo kusht që të kalojë rezolutën e saj në Kombet e Bashkuara duke bërë presion, disa udhëheqës të partive shqiptare zhvillojnë bisedime me opozitën serbe apo proserbe, e cila një ditë më parë proteston në Beograd kundër arrestimit dhe dërgimit në Hagë të Radovan Karaxhiqit, kurse të nesërmen zhvillojnë me to bisedime për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve.
Në programin e PPD-së që në vitin 2000, pra që me formimin e saj, kemi futur në statutin tonë se partia bashkëpunon me ato subjekte politike të cilat e njohin pavarësinë e Malit të Zi dhe angazhohen për të. Kështu që sipas statutit tonë, ne e kemi të ndaluar bashkëpunimin me partitë serbe dhe proserbe të cilat jo që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, por që nuk e njohin as pavarësinë e shtetit të Malit të Zi. Sipas mendimit tim kësaj i thonë tradhti e programit partiak apo tradhti politike.
Koha javore: Pavarësisht se potencuat, sipas Jush, traditën e mirë të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, në të kanë ndodhur shpesh skena komike saqë nganjëherë është krahasuar me cirkun. Sa ka arritur Kuvendi i Komunës së Ulqinit të jetë në nivelin e tij si organ i përfaqësuesve të zgjedhur nga populli?
M. Nika: Është e vërtetë që Kuvendi i Komunës së Ulqinit është shndërruar në një cirk, por mendoj që ne si popull i vogël që jemi këtu, edhe si pakicë në Ulqin, jetojmë në botën e mostrave. Kam përshtypjen se disa këshilltarë dëshirojnë të imitojnë disa deputetë të disa parlamenteve fqinje ose të disa kohëve të shkuara, kështu që njerëzit tani e gjejnë momentin për të treguar patriotizmin apo atë filozofinë e tyre. Pra, ata vetvetiu janë duke hetuar që ka kaluar koha e këtyre imitimeve, mostrave, dhe duhet të merren me probleme qenësore. Është e vërtetë kjo që thoni ju, por unë hetoj që ato sharje, ofendime, etj., të cilat bien ndesh edhe me etikën kombëtare, janë disi në rënie, kështu që Kuvendi i Ulqinit është duke iu kthyer normalitetit.
Ndoshta kësaj i kontribuon edhe transmetimi televiziv të cilin unë e kam vënë si kusht dhe pa televizion as që kam pranuar të ulem në Kuvend duke pasur parasysh se mund të krijohen edhe thashetheme. Mirëpo prania e mediave i qartëson të gjitha këto.
Çështë e vërteta, unë nuk jam ngutur. Kam përjetuar akuza, mirëpo ia kam lënë kohës dhe koha po dëshmon që kemi qenë në rrugë të mbarë, të paktën në disa segmente, që kemi krijuar një praktikë të re, e segmenti parësor është ai që nuk jemi marrë me punë “boshe”, por jemi duke u marrë me punë të cilat kanë të bëjnë me funksionimin e pushtetit dhe këtë e tregon rritja njëqind për qind e buxhetit të Komunës së Ulqinit. Këto ligje që sot janë në fuqi, kanë qenë në fuqi edhe para tre viteve kur me zi kishim një buxhet prej dy milionë eurosh, kurse tani në këtë kohë kemi arritur që të realizojmë buxhetin në shumën prej pesë milionë eurosh. Deri në fund të vitit me siguri do të arrijmë ta realizojmë buxhetin në masën njëqind për qind.
Koha javore: Sa u keni kontribuar Ju këtyre skenave komike duke ditur që shpesh u kanë akuzuar se me komentet Tuaja i keni nxitur këshilltarët dhe keni krijuar skena të tilla?
M. Nika: Ka mundësi që deri diku është kontributi im, por ata që kanë pasur rast ta përcjellin punën e Kuvendit përmes valëve të Radio Ulqinit apo përmes Televizionit “Teuta” gjithnjë kanë hetuar që unë asnjëherë nuk kam provokuar i pari. Mirëpo disi vijnë në shprehje ato rregullat aksion – reaksion. Unë kam pasur reaksion në aksionet e të tjerëve.
Dua të ju rikujtoj në një fjalë të urtë popullore, e cila ndoshta nuk është fort e pëlqyeshme, por thotë që vetëm ajo kafsha e trashë nuk reagon kur e provokojnë. Andaj reagimet e mia kanë qenë për momentin ose unë mendoj se janë të justifikueshme sepse nuk kam arsye pse duhet të duroj apo të marr mbi vete akuza të cilat nuk qëndrojnë.
Bisedoi: I. Kallaba
Koha Javore

Apatin,  Aran?elovac,  ?uprija,  ?a?ak,  ?apljina,  ?itluk,  ?abac,  ?ipovo,  ?iroki Brijeg,  ?ep?e,  ?ivinice,  Ba?ka Palanka,  Banja Luka,  Banovi?i,  Be?ej,  beograd,  Biha?,  Bijeljina,  Bor,  Bor?a,  Bosanska Gradi?ka,  Bosanska Krupa,  Bosanski ?amac,  Bosanski Brod,  Bosanski Novi,  Br?ko,  Bu?im,  Bugojno,  Cazin,  Crna Gora,  Derventa,  Doboj,  Donji Vakuf,  Drvar,  Dubrovnik,  Fo?a,  Fojnica,  Glamo?,  Gora?de,  Gornji Milanovac,  Gornji Vakuf,  gostivar,  Gra?anica,  Grada?ac,  Gradiska,  Grahovo,  Had?i?i,  Ilid?a,  In?ija,  Jablanica,  Jagodina,  Jajce,  Kakanj,  Kalu?erica,  Kikinda,  Klju?,  Konjic,  Kotor Varo?,  Kragujevac,  Kraljevo,  Kru?evac,  Kula,  Kupres,  Lakta?i,  Lazarevac,  Leskovac,  Livno,  Ljubinje,  ljublana,  Ljubu?ki,  Loznica,  Lukavac,  Maglaj,  Mladenovac,  Modri?a,  montenegro erlajnz,  mostar,  Mrkonji? Grad,  Neum,  Ni?,  Novi Pazar,  Novi Sad,  Novi Travnik,  Obrenovac,  Od?ak,  ohrid,  Ora?je,  Pale,  Pan?evo,  Para?in,  Pirot,  Po?arevac,  Podgorica,  Priboj,  Prijedor,  Prokuplje,  Prozor,  pula,  rijeka,  Ruma,  Sanski Most,  Sarajevo,  Senta,  serbija,  sibenik,  skopje,  Smederevo,  Smederevska Palanka,  Sokolac,  Sombor,  split,  Srebrenica,  Srebrenik,  Sremska Mitrovica,  Stolac,  Struga,  Subotica,  Temerin,  Tesli?,  tetovo,  Travnik,  Trebinje,  tuzla,  U?ice,  ulcinj,  Valjevo,  Velika Kladu?a,  Vi?egrad,  Visoko,  Vitez,  Vogo??a,  vojvodina,  Vranje,  Vr?ac,  Vrbas,  zadar,  Zagreb,  Zaje?ar,  Zavidovi?i,  Zenica,  Zrenjanin,  Zvornik,copacabana ulcinj,  h?tels,  hotel ulqin,  Kosova,  Mali i Zi,  Maqedonija,  Montenegro,  montenegro tourisme plage,  montenegro ulcinj,  Shpallje Falas,  Shpallje Falas per shitjen e shtepis se juaj,  Shpallje Falas per villat e juaj,  Shpallje Falas Real Estate,  Shpallje Falas turistike,  shqiperija,  tourisme,  Ulci?,  ulcinj,  ulqin,  ulqin hotel,  ulqini,  ulqini 2007,Ada Bojana,  Alba?czyk,  Cita di Dolcino,  Copacabana,  Czarnog?ra,  Czarnog?rzec,  Don Kichota,  Ma³a Pla?a,  Mandra,  MIGUEL DE SERVANTES,  p?³wyspy Marjan,  Pla?a Valdanos,  Rzeka Bojana,  Shas / ?as / Sva?,  Ulci?,  Ulcinjsk¹ Riwier?,  Wielka Pla?a,  Wyspa Bojana,GORA,??????????,???????,??????????, ?ern? Hora,TO ULCINJ / ULQIN,MONTENEGRO, Czarnog?ra, Muntenegru, ????? ????, Montenegr?,villa ? louer ? ulcinj, location de vacance, location saisonni?res, louer chambres,location de vacance, Locations vacance, h?bergements vacances, locations villa, logements de vacances, location maison avec piscine, Location vacance, locations de vacance, h?bergements de vacances, location, locations entre particulier, logements vacance, vacances ? Mont?n?gro - location ? Ulcinj ,location  de bigorre,Albaniku,  Artana,  Bujanoci,  Burimi,  Dardana,  Dardan?,  De?an,  Dibra,  Drenas,  Drenasi,  Ferizaj,  Ferizaji,  Fush? Kosova,Besplatni internet oglasi,Besplatni oglasi,besplatni mali oglasi,besplatni turisti?ki oglasi,oglasi, usluge, turizam,Turisti?ke usluge,Doma?i turizam,Besplatni Oglasnik,Brzi Oglasi Besplatno,Besplatno OglasavanjeTurizam,besplatni oglasi sa slikom,Turisticki informator besplatni,li?ni-oglasi,BESPLATNI Turisticki OGLASI SA SLIKAMA,BESPLATNI Turisticki Oglasi saVideom,turisticki smestaj oglasi,Turisti?ki vodi? balkana,BESPLATNA REZERVACIJA SMESTAJA,Postavite besplatno Vas oglas,FREE TOURIST GUIDES,Izdavanje-Turizam oglasi,Balkan Turisticki vodic,shpallje turistike falas,Shpallje Falas,Shpallje falas per Komplekse Turistike,Lajmerime,Njoftime,shpallje shqip per shqiptaret ne shqiperi kosova maqedoni,mal te zi,Fush? Kosov?,  Gjakova,  Gjakov?,  Gjilan,  Gjilani,  Gostivari,  Istog,  Istog·,  Ka?anik,  Ka?aniku,  Kastrioti,  K?r?ova,  Klina,  Klin?,  Kumanova,  Leposaviq,  Leskovci,  Likova,  Lipjan,  Lipjani,  Malisheva,  Malishev?,  Manastiri,  Medvegja,  Mitrovica,  Mitrovic?,  Novob?rd?,  Obiliq· Rahovec,  Ohri,  Peja,  Pej?,  Podujeva,  Podujev?,  Presheva,  Prishtina,  Prishtin?,  Prizren,  Prizreni,  Rahoveci,  Sharri,  Sharri (Kosov?),  Shkupi,  Sht?rpca,  Sht?rpc?,  Shtime,  Sk?nderaj,  Struga,  Tetova,  Theranda,  Therand?,  Triumf Riza,  Veleshta,  Viti,  Vitia,  Vushtrri,  Vushtrria,  Zubin Potok,  Zubin Potoku,  Zve?an,  Zve?ani,Struga,Gostivari,Gostivar,Ker?ova,Tirana,Durr?si,Elbasani,Shkodra,Tuzi,Vlora, Kor?a,Fieri,Berati,Lushnja ,Kavaja,Pogradeci,La?i,Gjirokastra,Patosi,Kruja,Ku?ova,Kuk?si,Lezha,Saranda,Peshkopia,Burreli,C?rriku,?orovoda,Shijaku,Librazhdi,Tepelena,Gramshi,Poli?ani,Bulqiza,P?rmeti,Fush?Kruja,Kamza,Rr?sheni,Ballshi,Mamurrasi,BajramCurri,Erseka,Peqini,Divjaka,Selenica,Bilishti,Roskoveci,Puka,Memaliaj,Rrogozhina,Ura Vajgurore,Himara,Delvina,Vora,Kopliku,Maliqi,P?rrenjasi,Kruma, Libohova,Orikumi,Fush?-Arr?za,Sh?ngjini,Rubiku,Miloti, Leskoviku,Konispoli,K?lcyra,Krasta,K?rraba,Manastiri,Hara?ina,Likova,Prilepi,Zajazi,Vrap?ishti,Bogovin?,