Koment i ashpër i gazetës malazeze për kërcënimet e Tadiqit ndaj Malit të Zi dhe Maqedonisë
Ndaj Maqedonisë dhe Malit të Zi, Serbia nuk do të ketë mirëkuptim nëse e njohin e Kosovën, dhe nëse këtë e bëjnë atëherë duhet të sanksioohen, thuhet në një koment të ashpër të gazetës “Republika” të Podgoricës në lidhje me kërcënimet e Presidentit serb Boris Tadiq ndaj Malit të Zi dhe Maqedonisë që të mos marrin guximin për të njohur pavarësinë e Kosovës.
Tadiq ka mundur t’i kuptojë të gjithë të tjerët që e kanë njohur Kosovën, por këto dy vende fqinje “nuk mundet”, ndoshta edhe për shkak se me decenie Beogradi ka qenë “padron politik” i tyre, thuhet në këtë koment. Pasi citon një proverb anglez – “nëse nuk mund të kafshosh mos i trego dhëmbët” – gazeta pohon se Tadiqit i mbeten pak masa efikase diplomatike që të ndëshkojë Malin e Zi të “padëgjueshëm”, e që ato masa në të njëjtën kohë të mos dëmtojnë më shumë Serbinë sesa Malin e Zi. Autori i komentit konstaton se statusi i Kosovës ka kohë që nuk varet madje as nga Serbia, por elita politike e Serbisë kërkon “kurban” për fajtorin që me kohë ta dëmkosin Malin e Zi dhe Maqedoninë, për të konkluduar se “këndellja është shumë e dhembshme dhe e pakëndshme, por e domosdoshme”. “Mali i Zi ka qenë shteti i ri i 23-të në Evropë, Kosova është e 24″. Kjo të gjithëve u është e qartë, çështje mbetet vetëm marketingu politik se kush dhe kur do ta thotë këtë. Këtë e ka të qartë edhe vetë Boris Tadiqi. Nisma diplamatike e Serbisë i ngjan estradës politike…”. “Rruga evropiane e Malit të Zi dhe integrimet sa më të shpejta të Malit të Zi para së gjithash në NAT0 janë urgjente dhe nuk kanë alternativë. Forcimi i fuqisë ushtarake te fqinji, i cili kërcënon publikisht, nuk është aspak një shenjë e bukur. Nuk guxon të harrohet përvoja historike, Kuvendi i Podgoricës duhet të tërheqë vemendjen”, thuhet në fund komentit të gazetës së Podgoricës.
Burimi / QIK