Për Fiqri – Fiqo Hasanagën

October 1, 2008   | Kulturë / Kultura

Është i lindur në Ulqin, më 1953. Me muzikë filloi të merret që në moshën 10-vjeçare dhe e ka traditë nga gjyshi Cafi i Hasanagës, bejtexhi i njohur dhe nga babai Reshiti, që i binte primit. Po axha Seit Hasanaga, i binte primit, me aq virtuozitet dhe pati qenë anëtar aktiv i “Folklorit” në Ulqin. Në moshën 12-vjeçare Fiqoja bëhet anëtar i SHKA “Josip Rela” në Podujevë (Besianë). Ishte fare i ri më 1965, kur u dashurua në kitarë. Pasi mbaroi Tetëvjeçaren në Podujevë dhe Shkollën e Mesme të Muzikës, në Prishtinë, mësuesi i muzikës, kthehet në vendlindje (punësohet arsimtar i kulturës muzikore) dhe, që nga ajo kohë, 25 vjet më përpara, kyçet në SHKA-në e Ulqinit , e sidomos në “Kllapën” (Grupin e burrave) të Ulqinit, që kultivon këngën e vjetër qytetare ulqinake, apo siç i pëlqen Fiqos të thëtë: “Të këngës qytetare shqiptare, sepse – nuk ka kufij dhe sz mund të thuhet se kjo këngë është e vetëm e këtij qyteti: e Ulqinit, e Shkodrës, apo e Elbasanit e tjerë”.

Dy instrumente i parapëlqen Fiqriu: kitarën dhe, mbase i vetmi – mandolinën.

Këndon me qejf dhe kompozon me vokacion prej krijuesi artistik.

Kur kalimtari gjendet te Kroni i Ballos, (në Mera – Ulqin), gati tërë ditën e lume do të dëgjojë interpretime instrumentale, kryesisht të këngëve popullore qytetare ulqinake-shkodrane.

Kronisti me ëndje e dëgjoi që nga rruga melodinë “Karajfilat qi ka Shkodra”.

Në kabinetin e tij të muzikës, pedagogu Fiqri – Fiqo Hasanaga, ushtron për të mijtën herë, në sintisaizer. Në shtëpi, në një dhomëz me shumë vegla dhe literaturë muzikore, mësuesi i muzikës, muzikanti, interpreti, këngëtari dhe kompozitori, na pret me kënaqësi dhe këngë të vjetra qytetare. Është gëzim të rrish me të, por ne bisedojmë. Na intereson mendimi i tij si profesionist se, kënga e moçme qytetare “O ti, det, o ujë i njelm – e”, a është burimore ulqinake, apo është shkodrane?3

Muzikologu ulqinak, flet me argumente, me fakte të shkruara. Përpara na i qet shtatë libra në të cilat është e botuar kjo këngë “diskutabile”.

Kllapa e Ulqinit

Kllapa e Ulqinit

Teksti i këngës “O ti, det”- thotë Fiqriu fillimisht – versioni ulqinak është ai që është në dy librat: Hajro Ulqinaku: “Detarë, peshkatarë, Ulqinakë” (Ulqin, 2002) dhe “Thesar popullor” (Ulqin, 2004). Ekzistojnë 2-3 versione të teksteve. Versionet e Shkodrës ndryshojnë nga versioni autentik i Ulqinit.

Fiqri Hasanagës i pengon pasthirrma “bre”, thotë që nuk është e të folmes së Ulqinit. Në vesionet shkodrane ka edhe fjalë – trajta të tjera që szjanë fare ulqinake. Ka dallime të vogla në vokal dhe vijë melodike.

Të interpretuarit e këngë “O ti det”. Fiqoja: – Tek ne, në Ulqin, këndohet me një kolorit ulqinak, më shpejt se është caktuar në partiturë, ndoshta kështu sepse ne e kemi edhe të folurit melodik dhe të shpejtë.Më pengon interpretimi i disave kur hyrjes dhe vetë melodisë i fusin disa elemente të cilat ia humbin karakterin dhe ngjyrën e këngës origjinale. Kënga ulqinake shoqërohet kryesisht me gudë (fizarmonikë).

Këtë këngë e interprteton Grupi i burrave “Ulqini” (Ulqin) ku është anëtar (udhëheqës artistik) vetë bashkëbiseduesi.

Fiqri Hasanaga është një informator i shumë i mirë, shumë mirë e njeh traditën muzikore të vendit dhe të këngës në argumentim.

Pjetër Dungu: “La lira albanese” (Lyra shqiptare), Romë, 1940. Është libri i parë i cili botohet me pentagrame, me nota (shkruar me dorë) dhe me tekste të secilës këngë (dhe shpjegime italisht). Në libër botohen 50 këngë të vjetra popullore qytetare: shkodrane, korçare, beratase, vlonjate, elbasanase, durrësake dhe kosovare. Në mesin e 15 këngëve shkodrane, figuron edhe “Kanga e detit” (zO ti detz). Pra konsiderohet shkodrane, si krijim i këngëtarit popullor, meqë asnjëra nga këngët nuk e ka të shënuar autorin tekstit dhe të melodisë.

Gjergj Kaçinari: “Margaritarët e këgëve të vjetra popullore”, botim i autorit, Prishtinë, 1995. Në faqen 75, me partitura, nota dhe me tekst është kënga me titull “O ti, det”. Teksti i ka tri strofat (me refren) të njohura, por e ka edhe strofën e katërt:

Deti i bardhë – e, det i zi – e,

Ka shumë gjana që kushtojnë

Aman – e,

Gjenden peshqit mbrenda nz te,

Szka kandar që i peshon.

Emri i autorit të tekstit dhe i kompozitorit mungon.

Isa Alibali: “Në Shkodër të gjithë këndojnë”, SHB “Idromeno”, Shkodër 1997, shkruan për Ndrekë Voglin – Naraçin, për autor i tekstit dhe i melodisë “O ti, det”.

Duke e çmuar fjalën e autorit – sudiuesit kompetent, e bartim shkrimin për autorësinë e kësaj kënge.

“… Ndrekë Vogli – Naraçi ka udhëtuar shumë herë nëpër det, si tregtar që ishte. Hypte në anijen Durrës – Bari dhe sa herë që dilte në kuvetën e saj e kapte një ndjenjë disi e çuditshme për madhështinë e detit të pafund e paanë, me një bukuri që të tërhiqte, herë me tallaze e herë i qetë. Shpeshherë në ato çaste pyeste veten se ku është mbarimi i këtyre ujërave pambarim që shtriheshin në të gjithë botën. E kapnin mendime herë të gëzueshme e herë të trishtueshme dhe në çdo rast ndiente diçka në shpirt, aq thellë sa ishte gjithësia e vetë detit. Kishte zakon e merrte edhe sazen. I binte në kabinën e vet, larg njerëzve dhe i dukej se ishte në ahrin e shtëpisë së tij. Një ditë, mbasi kishte qëndruar gjatë në kuvertë, e kishte parë edhe kapitenin e anijes, një djalë i ri që shikonte me dylbi diçka të largët, hyri në kabinën e vet e nuk doli prej aty për shumë kohë. Nuk i ra në mend as të shkonte e të hante darkë, vetëm atëherë kur pa se ishte errur. Aq shumë kishte humbur në botën e tij të këngës! Krijoi Këngën e detit, në det.

Ti bre det, ujë i njelmët,

Si gjithmonë u gjendke plot,

Shumë kërkova fundi sztzu gjet,

Ku do të jetë mbarimi i jotë.

E mbajti të fshehtë deri sa u kthye në Shkodër. Për herë të parë (e ndoshta pak të çuditshme, sepse nuk e kishte zakon të këndonte me sazen përpara të tjerëve) e këndoi në shtëpinë e Sait Hoxhës, në një nga takimet e të shtunave. Ia pëlqyen aq shumë, saqë edhe ai vetë u habit. Edhe u kënaq së tepërmi. Dhe po aty, për të qeshur dhe për ta ngacmuar, e krijuan edhe një simbolikë për të cilën në fakt, as që i kishte shkuar në mend. Kështu u përhap ajo dhe këndohet gjithnjë me andje.

Sa vapore e sa gjemi,

Shkojnë mbi ty e szbajnë zullum,

Ti ke hyqëm me i përpijë,

Por je i gjanë e duron shumë.

Kjo këngë ka dhjetë strofa. (Fund i referencës).

Kllapa e Ulqini në Kala

Kllapa e Ulqini në Kala

Kasem Tapi: “Këngë popullore shkodrane”, botim i Institutit të Kulturës Popullore, të Akademisë së Shkencave të RSH (Tiranë, 1998), në faqen 181, nën numrin 137, e regjistron tekstin e këngës “Ti bre det o ujz i njelmët”, me fusnotën: Titulli në origjinal: “Kanga e detit”.

Teksti i ka nëntë strofa, me vargje me përmbajtje të panjorura për ne.

(Autor i tekstit dhe i melodisë, nuk shënon për asnjërën nga 304 këngët e kësaj përmbledhjeje mjaft voluminoze).

Ferid Bala: “Në lulishten e këngës shkodrane dhe të këngëtarëve”, botim i atorit ( Shkodër, 2000). E kopjojmë shënimin: “Ndrekë Vogli, tregtar, por instrumentist virtuoz në saze, që nuk i ra kurrë në publik. Nxorri këngët: zVaj si kenka ba dynjajaz, zEdhe nji herë due me qa hallinz, që të dyja këngë kurbeti dhe këngën e famshme zTi bre det, ujë i njelmë”.

D.m.th.: edhe ky studiues e thekson autor Ndrekë Voglin – Naraçin.

“250 këngë qytetare shkodrane”, transkriptuar dhe harmonizuar nga: Tonin Zadeja dhe Tonin Daija, SHB “Idromeno” (Shkodër, 2000), me titull: “Kanga e detit”, në faqen 48 është pentagrami, melodia me nota dhe, në faqen 49 është teksti me tri strofa katërshe, teksti aq i njohur.

Dy muzikologët, në faqen 466, në përmbajtje, saktësojnë: “Kanga e detit”. Fjalët e muzika: Ndrekë Vogli – Naraçi.

Agim Velaj: “Kangë popullore shkodrane”, botim i autorit (Lezhë, 2002).

Në këtë përmbledhje shumë voluminoze, të formatit të madh, në mesin e 356 këngëve të regjistruara, në faqen 304 janë notat e melodisë, ndërsa në faqen pasuese (305) janë tri strofat (katrena të njëhura) të këngës “O ti det e ujë i njelmë”.

Autori i tekstit, këngës, nuk figuron.

Si konkluzë për “Këngën e detit”

Mund që detari (detarët) ulqinak e ka qitur këngën “O ti, det, o ujë i njelm- e”, por çka të thuash kur: çka është e shkruar mbetet dhe është argument – dokument.

Pra, edhe i autorësisë së kësaj kënge aq të famshme detare, qytetare ulqinake-shkodrane.

“Grupi i burrave” i Ulqinit

Fiqri Hasanaga me kënaqësi flet për këtë ansambël, i cili është paraqitur pa numër herë, herë në Ulqin: në Kala, nëpër hotele, herë nëpër qytete, në të gjitha anët: Mal i Zi, Shqipëri, Kosovë.

Grupi është septet: Avdo Tafa, zë i parë – tenor; Shemso Hasnaga, tenor; Muhamet Hasa, tenor-bariton; Sari Resulbegu, bariton; Fiqri Hasanaga, bariton; Sami Misherri, bas edhe, Skender Hoxha, po ashtu bas.

Repertori është shumë i pasur, por më me kënaqësi i këndojnë ato këngë të cilat i këndon edhe publiku: “Mora çiften e dola në gjah”, “Mori trandofilja vogël”, “Oh, sa gëzim të kam në zemër”, “Hajde moj, peja moj”, e po, që të gjitha këngët e vjetra qytetare: ulqinake-shkodrane-elbasanase-korrçare-gjakovare-arbëreshe të Kalabrisë, thotë me buzagaz. Koristët janë edhe instrumentistë të veglave me tela: me kitara dhe mandolinë.

Fiqriu – kompozitor

Një libreto (për fat i pari në literaturën muzikore të shkruar të Ulqinit) e ka botuar Fiqri Hasanaga në vitin e kaluar (2004), “Valët e Ulqinit”, botoi Qendra për Kulturë dhe Art Club – Ulqin. Është një përmbledhje prej 32 këngësh, të cilat i ka komponuar, përpunuar ky kompozitor ulqinak. Në libër janë katër kapituj: I Këngë për fëmijë, II Këngë të shkruara në frymën e melosit popullor, III Këngë të karakterit argëtues ose zbavitës dhe IV Këngët e përpunuara. Për vlerat muzikore të kompozimeve, vlerësimet pozitive i kanë dhënë muzikologët dhe profesorët e muzikës: dr. Rexhep Munishi, mr. Ahmet Dërguti dhe Tomor Berisha, kompozitor, nga Prishtina. Ky metronom e pati një përurim për lakmi në Kala, në verë 2004.

Fiqri Hasanaga është pjesëmarrës dhe fitues i shumë festivaleve të këngës shqipe, të zhanreve të ndryshme (për fëmijë, popullore dhe argëtuese), në Kosovë dhe në Shqipëri. Është një talent i këngës, i kompozimit me melos burimor qytetar shqiptar.

Talentin prej muziktari e kanë edhe dy djemtë e Fiqri Hasanagës: Hysejni dhe Ardiani, që janë vokaloinstrumentistë.

Si përfundim

Melosi shqiptar – është melos mesdhetar – e thotë mendimin muziktari Fiqri Hasanaga dhe sigurisht ka të drejtë. Ndërsa për autorësinë e këngës ulqinake “O ti det” (edhe të ndonjë tjetrës), shprehet se muziklogët ende kanë punë të vërtetojnë se një melodi, këngë, a është e Shkodrës apo e Ulqinit, apo e Beratit etj. Vitet e krijimit të këngës janë dëshmi, sipas jetës së detarëve ulqinakë dhe të autrit shkodran, të këngës aq të famshme – “O ti, det”.

E përgatiti: Hajro Ulqinaku

Lajme nga Ulqini

YouTube Preview Image


6