Gjukanoviq: Do ta ndjekim interesin shtetëror

October 3, 2008   | Politika, Shtypi / Mediji

Kryeministri i Serbisë, Mirko Cvetkoviq i ka kërkuar homologut të tij malezez, Millo Gjukanoviq, që Mali i Zi të mos ngutet me vendimin për statusin e Kosovës – ndërsa ky i fundit e ka përsëritur qëndrimin se, “vendimi do të merren në pajtueshmëri me interesat strategjike shtetërore”.
Cvetkoviq, siç raportojnë mediat, ia ka përcjellë homologut të tij malazez pritjen e Serbisë që çështja e pavarësisë së Kosovës – pas qëndrimit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara – të bartet prej rrafshit politik në atë juridik.
Siç bëhet e ditur në një komunikatë të Kryeministrisë së Malit të Zi, Gjukanoviq ka treguar konsideratë të plotë për politikën e Serbisë, mirëpo e ka përsëritur qëndrimin tashmë të njohur për këtë çështje se, “pozicioni i Malit të Zi do të mbetet edhe më tutje shumë i përgjegjshëm, dhe se ky vend do t’i ndjekë interesat strategjike shtetërore, që pa kushte sigurojnë ardhmërinë e tij të shpejt evropiane dhe euro-atlantike”.
Burimi / Telegrafi