Milan Roqen: Kosova e pavarur është realitet politik
Podgoricë, 3 tetor – Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Milan Roqen ka paralajmëruar tërthorazi se qeveria në Podgoricë së shpejti do ta njohë Kosovën. “Kosova e pavarur është realitet politik, dhe çfarëdo mendimi ligjor që të kemi, Mali i Zi nuk ka të drejtë t’i mbyllë sytë para këtij fakti”, tha Roqen në mbledhjen e sotme të parlamentit. Ai ka shtuar se nuk është reale të pritet që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë do të marrë ndonjë vendim në favor të cilës do palë, dhe ka thënë se vendimet e kësaj gjykate nuk janë obliguese. “Mali i Zi nuk guxon të lejojë të vendnumërojë dhe ngjarjet ta kapërcejnë”, theksoi Roqen.
Burimi / QIK