Uverturë e njohjes së Kosovës
“Përmes kësaj rezolute nuk paragjykohet asnjë lloj qëndrimi i Malit të Zi drejt Kosovës. Ne vetëm do të vazhdojmë qëndrimin të cilin për momentin e ka pranuar edhe bashkësia ndërkombëtare”, tha Miodrag Vukoviq anëtar i kryesisë së DPS-it partisë kryesore të koalicionit qeverisës.
Parlamenti i Malit të Zi sot do të diskutojë mbi integrimet evropiane të shtetit malazias ndërkohë opozita parlamentare e kësaj republike bregdetare e cila është e orientuar drejt “vëllait të madh” – Serbisë – insiston se ky diskutim nuk është asgjë tjetër veçse një paralojë e “fëlliqur” për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Koalicioni qeverisës në krye me Milo Gjukanoviq edhe një herë përsëriti qëndrimin e njohur se Kosova është problem i Serbisë dhe jo i Malit të Zi. Ndërsa sa i përket Kosovës Mali i Zi do të ndjek rrugën e bashkësisë ndërkombëtare.
Parlamenti i Malit të Zi sot do të vendos nëse do e miratoj projekt rezolutën mbi përshpejtimin e Malit të Zi drejt integrimeve evropiane. Për miratimin e kësaj rezolute mjafton vota e shumicës së thjeshtë deputetëve, e cila sigurohet nga koalicioni qeverisës me DPS-in, SDP-en dhe partitë kombëtare shqiptare.
Kurse kundër rezolutës janë partitë opozitare pro serbe ngase sipas tyre aty përmendet gatishmëria e Malit të Zi për të njohur realitetin e ri politik në rajon- të cilin veprim BE dhe NATO e shohin si një forcim të situatës së sigurisë, e cila shikohet si bazë e përcaktimit të Malit të Zi drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës.
“Përmes kësaj rezolute nuk paragjykohet asnjë lloj qëndrimi i Malit të Zi drejt Kosovës. Ne vetëm do të vazhdojmë qëndrimin të cilin për momentin e ka pranuar edhe bashkësia ndërkombëtare”, tha për B92 Miodrag Vukoviq anëtar i kryesisë së DPS-it partisë kryesore të koalicionit qeverisës.
Jo më larg se dje David Miliband sekretar i jashtëm britanik përmes një letre u kërkoi deputetëve të parlamentit malazias të votojnë drejt njohjes së Kosovës shtet ngase kështu ata ndihmojnë fuqizimin e situatës së sigurisë në Ballkan.
Që nga shpallja e pavarësisë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran kanë njohur 47 shtete anembanë botës, përfshirë 21 vende anëtare të BE-së, anëtarët e G7, si dhe 5 vende të rajonit – Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Hungaria dhe Sllovenia ndërsa njohjen pritet ta shpallin Mali i Zi dhe Maqedonia.
Burimi / Telegrafi