In Memorian:Fiqri Hasanaga,artistët shkojnë në përjetësi

October 4, 2008   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Artistët shkojnë në përjetësi
Mësuesi i muzikës, Fiqri Hasanaga, shkoi në përjetësi, papritmas, më 22 të muajit të shenjtë të Ramazanit, në moshën 55 vjeçare në vendlindje – Ulqin.
Fiqri Hasanaga ka qenë i pranishëm në jetën kulturore – muzikore më tepër se tridhjetë vjet.
Ishte pedagog i dalluar, kompozitor, organizator i shumë takimeve muzikore, festivaleve, etj.
Si kompozitor mori pjesë në shumë festivale të muzikës së lehtë, popullore dhe, sidomos, të asaj për fëmijë, si: në Prizren, Prishtinë, Gjakovë, Elbasan, Shkodër, Ferizaj, Pejë, Durrës, Korçë, etj.
Fryt i punës si kompozitor është përmbledhja me këngët autoriale “Valët e Ulqinit”.
Festivali i Këngës për Fëmijë i Ulqinit e ka humbur organizatorin më të rëndësishëm.
Fiqri Hasanga ishte njëri ndër themeluesit, kompozitori dhe udhëheqësi i Kllapës së Ulqinit, e cila është e njohur në të gjithë Malin e Zi si edhe në rajon.
Humbja e këtij pedagogu muzikor, kompozitori, është e madhe dhe e pakompensueshme për kulturën shqiptare në Mal të Zi.
Le të mbetet si ngushëllim: ai i bëri vetes vend në panteonin e përjetësisë.
Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi
Kryetari
Prim. Dr. Gani Karamanaga

Koha Javore